Rritja e pagave ka shtuar kostot në sektorin e ndërtimit. Instituti i Statistikave konstaton se në tremujorin e parë të këtij viti, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi një rritje prej 0.3% kundrejt tremujorit të fundit të vitit 2025. “Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e parë 2026 është 1.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1.0 %”, vlerëson INSTAT.
Kundrejt një viti më parë, rritja e kostove është vërejtur në grupin “Shpenzime për paga” me 4.8 %, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” me 2.5 %, “Shpenzime transporti” me 1.7 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 1.5 %.
Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0.9 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënoi ulje me 1.4 %, pasuar nga nëngrupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0.9 %. Nga ana tjetër grupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi rritje me 0.5 %.
Rritja e kostove në sektorin e ndërtimit pritet të reflektohet me rritje të çmimeve të shitjes së banesave për qytetarët.








