Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ulja e akcizës për karburantet, ministri Malaj shpjegon në Kuvend efektet në ekonomi

nga Fast News
14 minutes më parë
në Ekonomi
0
Ulja e akcizës për karburantet, ministri Malaj shpjegon në Kuvend efektet në ekonomi

Petrit Malaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka argumentuar në seancë plenare efektet që do të ketë në ekonomi ndërhyrja e qeverisë në ligjin “Për Akcizat”, me qëllim frenimin e rritjes së cmimit të karburanteve në vend, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

“Përshkallëzimi i këtij konflikti, në fund të muajit shkurt, solli reagimin e tregjeve botërore ndaj çmimeve në bursë të karburantit. Edhe Shqipëria u prek nga ky reagim, duke reflektuar presion të drejtpërdrejtë në vend të çmimeve të hidrokarbureve.

Përballë kësaj situate, qeveria reagoi në mënyrë të shpejtë dhe të koordinuar: U shpall situata e veçantë në tregun e hidrokarbureve me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të kuadrit ligjor përkatës; U aktivizua Bordi i Transparencës, si i vetmi instrument ligjor për përcaktimin e çmimeve tavan të naftës dhe benzinës, monitorimin e situatës dhe të marzheve të fitimit”, deklaroi Malaj.

Ministri shpjegoi se më tej se në kushtet, kur zhvillimet në Lindjen e Mesme mbeteshin të paqarta dhe me ndryshime të shpeshta, qeveria ndërmori një hap të dytë të rëndësishëm:

“Aktin Normativ, përmes së cilit do të mundësonim një ulje të akcizës, pra një reduktim të drejtpërdrejtë të barrës fiskale mbi karburantet, për të mbrojtur konsumatorët dhe për të minimizuar efektet e krizës”, tha ministri.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Më konkretisht:

U propozua ulja e nivelit të akcizës me 20% ose me rreth 7.8 lekë për litër, pra nga rreth 39.37 lekë/litër në rreth 31.5 lekë/litër, në rast se çmimi i shitjes me pakicë, përcaktuar nga Bordi i Transparencës është për naftën mbi 220 lekë/litër ndërsa për benzinën mbi 200 lekë/ litër.

Ulja e nivelit të akcizës, gjithashtu, ndikon edhe në uljen  e TVSH-së së llogaritur në momentin e importimit, – 1.58 lekë/litër. Pra në total ulja e akcizës dhe nga TVSH në import ulja e taksave llogaritet në 9.45 lekë për litër .

Pra, një ndikim i drejtpërdrejt në zbutjen e rritjes së çmimeve për konsumatorin final.

“Deri tani janë zhvilluar 16 mbledhje të Bordit të Transparencës, përmes së cilave është ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme për stabilizimin e çmimit të shitjes me shumicë dhe pakicë. Vetëm në dy raste është aplikuar niveli i reduktuar i akcizës, si një masë shtesë për lehtësimin e çmimeve.

Efekti financiar nga aplikimi i kësaj mase llogaritet në rreth 37 milionë lekë të ardhura të munguara nga akciza, një kosto e përballueshme për buxhetin, në funksion të mbrojtjes së qytetarëve.

Të nderuar deputetë,

Thënë kjo, dëshiroj të ndalem tek një analizë pak më e gjerë.

Si çdo ekonomi tregu, edhe Shqipëria nuk mund të ishte imune ndaj efekteve zinxhirë. Ne e kishim një përvojë të ngjashme nga efektet që u shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ndaj synuam ndërhyrje me masa të targetuara dhe  të kujdesshme.

Edhe vende të Bashkimit Europian dhe të rajonit, morën masa të ngjashme, përmes zbatimit të paketave lehtësuese e monitoruese.

Po ju sjell disa shembuj:

Italia ndërmori reduktimin e akcizës me rreth 20 cent/litër për naftën dhe me rreth 5 cent/litër për benzinën.

Greqia vendosi tavan për marzhin e lejuar në 12 cent/litër ndaj çmimit final për konsumatorët dhe 5 cent për litër për grosistët.

Serbia ndoqi një qasje më ndërhyrëse dhe të centralizuar. Përcaktoi çmime maksimale të detyrueshme për shitjen me pakicë të naftës dhe benzinës. Si dhe reduktim të përkohshëm të akcizës deri në rreth 20% për të zbutur çmimin final.

Maqedonia e Veriut ndërmorri ulje të akcizës me 1–4 denar për litër, në varësi të çmimeve të bursave ndërkombëtare.

Mal i Zi po zbaton reduktim të akcizës deri në 25% për periudha të caktuara.

Pra, këto shembuj na tregojnë se edhe Shqipëria është në linjë me praktikat europiane dhe ka zgjedhur një qasje të balancuar.

Nga ana tjetër ne vijojmë të monitorojmë në mënyrë të vazhdueshëm situatën dhe këtë po e bëjmë jo vetëm përmes Bordit të Transparencës, por edhe përmes Addministratës Tatimore dhe Doganore.

Gjatë kësaj periudhe, strukturat doganore në bashkëpunim me ato tatimore kanë ushtruar 66 kontrolle të përbashkëta, në të cilat janë konstatuar edhe raste me shkelje, për të cilat janë vendosur penalite sipas legjislacionit në fuqi.

Nga ana tjetër, krahas monitorimit në terren që ndiqet nga këto dy administratat tona, ne po vëzhgojmë me kujdes edhe inflacionin”, deklaroi ministri Malaj në seancë plenare.

Në muajin mars, inflacioni sipas INSTAT ishte 2.6%, pra brenda nivelit të përcaktuar të Bankës së Shqipërisë, i vlerësuar si i përshtatshëm edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Natyrisht nëse do të kemi një përshkallëzim të situatës ne do të ndërmarrim të gjitha masat e duhura. Me FMN-në kemi diskutuar edhe në lidhje me këtë situatë, ku sipas sugjerimeve në rast përshkallëzimi, duhet që mbështetja e qeverisë të orientohet me prioritet te mbrojtja e shtresave më në nevojë, natyrisht duke siguruar në mënyrë të kujdesshme edhe parametrat makroekonomikë e fiskal. Këtë qasje ne e kemi treguar edhe gjatë tre goditjeve që pësuam: tërmeti, pandemia dhe kriza e energjisë elektrike.

Dy treguesit fondamental, mbi të cilët më së shumti matet çdo model ekonomik, siç është rritja ekonomike dhe borxhi publik, dëshmojnë për një progres mjaft të mirë të Shqipërinë.

Rritja jonë ka qenë mesatarisht mbi 3.5% në periudhën pas-pandemike, duke na vendosur ndër ekonomitë me performancën më të mirë në Evropë”. deklaroi ministri.

Ai shtoi se është regjistruar rënia më e madhe të borxhit publik në rajon, nga 74.1% e PBB-së në 2021 në rreth 53% në fund të 2025, një rënie prej më shumë se 21 pikësh përqindje për katër vite. Sipas tij, kjo rënie nuk është rastësi, por rezultat i politikave makroekonomike të duhura, gjë që i mundëson qeverisë që të ndërhyjë, në rast të përshkallëzimit të konfliktit.

“Janë pikërisht këta tregues që  dëshmojnë qartë se ekonomia jonë mbështetet mbi baza të qëndrueshme dhe financa publike të shëndosha. Kjo na krijon jo vetëm hapësirën e nevojshme buxhetore për të ndërmarrë politika sociale në mbështetje të shtresave më në nevojë, por edhe sigurinë për të përballuar me qëndrueshmëri çdo sfidë apo goditje të mundshme, nëse situata ndërkombëtare zgjatet apo përshkallëzohet.

Nga ana tjetër çdo plan masash i mundshëm që mund të hartohet do të ndërmarret në konsultim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar, për të siguruar besueshmërinë dhe stabilitetin e nevojshëm”, deklaroi kryefinancieri Malaj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Lajmi i mirë për ish-të përndjekurit, ministri Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

Para

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Para
Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

nga Fast News
15:14 | 07/05/2026
0

Ulja e akcizës për karburantet, ministri Malaj shpjegon në Kuvend efektet në ekonomi

Ulja e akcizës për karburantet, ministri Malaj shpjegon në Kuvend efektet në ekonomi

nga Fast News
15:11 | 07/05/2026
0

Lajmi i mirë për ish-të përndjekurit, ministri Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

Lajmi i mirë për ish-të përndjekurit, ministri Malaj: Brenda 4-5 viteve mbyllim plotësisht 6 mijë dosje

nga Fast News
12:03 | 07/05/2026
0

Tatimet aksion tek bizneset në turizëm, ja kush rrezikohet

Tatimet aksion tek bizneset në turizëm, ja kush rrezikohet

nga Fast News
11:56 | 07/05/2026
0

Recent News

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

15:14 | 07/05/2026
Ulja e akcizës për karburantet, ministri Malaj shpjegon në Kuvend efektet në ekonomi

Ulja e akcizës për karburantet, ministri Malaj shpjegon në Kuvend efektet në ekonomi

15:11 | 07/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora