Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Fokusi tek investimet publike dhe bujqësia, Ministri i Financave, Petrit Malaj tregon prioritetet për ekonominë

nga Fast News
55 minutes më parë
në Ekonomi
0
Fokusi tek investimet publike dhe bujqësia, Ministri i Financave, Petrit Malaj tregon prioritetet për ekonominë

Petrit Malaj

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Investimet publik dhe bujqësia do të jenë dy drejtimet kryesore nëpërmjet të cilave do të zhvillohet ekonomia dhe që rrjedhimisht, do të kenë edhe mbështetjen më të madhe buxhetore. MInistri i Financave, Petrit Malaj ishte I ftuar në emisionin Terminal të Aurora Sulce në A2 CNN ku diskutoi mbi gjendjen e ekonomisë, masat që do të merren nëse ka një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, por edhe stimujt që do t’i jepen ekonomisë këtë vit, ky synohet një rritje në nivelin 4%, më e lartë se 3.9% e shënuar në vitin 2025.

Investime publike sa 6% e PBB deri në fund të mandatit

Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, mazhoranca socialiste ka pasur në fokus investimet publike, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe nxitjen e rritjes ekonomike. E njëjta filozofi do të ndiqet deri në fund të mandatit, ku niveli i investimeve publike pritet të arrijë në 6% të Produktit të Brendshëm Bruto, gjë që u pohua nga ministri i Financave, Petrit Malaj në Terminal.

“Ne kemi planifikuar që deri në vitin 2028 të kemi investime publike, pra investime në infrastrukturë, energji, ujësjellësa, në gjithcka që ndihmojnë të gjithë sektorët e ekonomisë në 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe është një shumë e konsiderueshme, pasi po të kesh parasysh PBB ka një rritje konstante”, tha Malaj.

Në lidhje me rritjen ekonomike, ministri i Financave u shpreh: “Sa i përket rritjes ekonomike, parashikojmë që në periudhën afatmesme të kemi një rritje ekonomike që shkon rreth 4%, që është një rritje ekonomike më e lartë sesa mesatarja e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sipas ministrit Petrit Malaj, ka një “planifikim gjithashtu për një menaxhim akoma më të mirë të borxhit dhe kështu i kemi të gjithë elementët për të pasur një model ekonomik i cili vjen në dobi të të gjithë sektorit privat”.

100 milionë euro për bujqësinë këtë vit

Kryfinancieri Malaj deklaroi se qeveria e ka rritur mbështetjen financiare për bujqësinë, nëpërmjet disa skemave subvencioneve që në toal arrijnë në 100 milionë euro këtë vit.

“Shohim shumë potencial te bujqësia. Tregu është këtu, konsumi është këtu. Nuk ka arsye pse mos të investohet dhe nuk ka arsye pse gjithë këto produkte që mund t’i prodhojmë lehtësisht në Shqipëri, t’i importojmë. Nuk bën sens”, tha ministri.

Ai shtoi se vëmendja ndaj këtij sektori është rritur, për shkak edhe të rëndësisë që ka për ekonominë shqiptare.

“Bujqësia ka një peshë të rëndësishme në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por edhe në punësim sepse rreth 40% e popullatës është e angazhuar në sektorin e bujqësisë. Qeveria ka rritur mbështetjen e këtij sektori, duke nisur që me skemën e subvencioneve, skemën e granteve, garancinë sovrane që u ofron fermerëve kredi të buta, prezantuam skemën e kompensimit të TVSH-së në bujqësi, është e ngjashme me skemën e Greqisë dhe Francës… Po t’i mbledhësh të gjitha bashkë, kemi një mbështetje këtë vit me rreth 100 milionë euro që i shkon sektorit të bujqësisë”, theksoi kreu i Financave, Petrit Malaj.

Gjithashtu, ai shprehu besimin se deri në fundin e këtij viti, fondet e IPARD 3 do të hapen dhe kjo do të jetë një ndihmë shtesë për bujqësinë.

“Qeveria sapo dorëzoi në Komisionin Europian edhe paketën për IPARD 3, paketë e cila është prezantuar tashmë atje. Presim sugjerimet që mund të kenë ata. Do të ketë edhe një grup besoj nga Komisioni Europian që do të vijnë dhe do të bëjnë një vlerësim të të gjitha strukturave që do të merren me menaxhimin e këtyre fondeve. Jemi besimplotë që deri në fund të këtij viti, IPARD 3 do të hapet”, tha ministri. Kjo do të thotë se për bujqësinë do të shtohen edhe fondet e BE-së, që përllogariten në mbi 190 milionë euro.

Skenari nëse përshkallëzohet lufta në Iran

Ministri i Financave, Petrit Malaj analizoi në Terminal edhe efektet e luftës në Lindjen e Mesme dhe masat që do të merren nga qeveria shqiptare, nëse do të ketë përshkallëzim të konfliktit. Ai ka deklaruar se do të ndërhyhet “me mbështetje direkte drejt grupeve më vulnerabël”.

“Shqipëria vlerësohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si një nga ekonomitë më rezistente sa i përket goditjeve të jashtme. Kjo është treguar edhe me shembuj, kemi pasur 3 kriza të njëpasnjëshme: tërmeti i vitit 2019, që u pasua nga pandemia dhe kriza energjetike e vitit 2022. Pavarësisht këtyre krizave, ne i kemi menaxhuar shumë mirë. Shqipëria, në raport me vendet e tjera, ka pasur normë inflacioni më të ulët gjatë kësaj periudhe. Vlerësohen të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare”, u shpreh ministri i Financave.

Sipas tij, kriza e shkaktuar nga lufta në Iran “është dinamike”.

“Nuk parashikojmë dot fundin e krizës, por institucionet kanë vlerësuar masat e qeverisë, duke nisur nga Bordi i Transparencës, si dhe mekanizmi i reduktimit të akcizës kur çmimi i karburantit kalon një limit të caktuar. Sa i përket sugjerimeve të tyre, ne do të duhet të mbajmë nën monitorim inflacionin dhe vetëm në rast se do të kemi një përshkallëzim të kësaj situate, nëse do të kemi rritje drastike të çmimeve të shportës, do të ndërhyjmë me mbështetje direkte drejt grupeve më vulnerabël”, theksoi ministri i Financave, Petrit Malaj.

Rritja e të ardhurave në buxhet, nga lufta kundër informalitetit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, komentoi edhe të dhënat e performancës së buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti. Ai u shpreh: “Sa i përket performancës dhe ecurisë së realizimit të të ardhurave për tremujorin e parë të vitit 2026, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave janë të dhëna të cilat në fakt i referohen një mobilizimi më të madh të administratës tatimore dhe administratës doganore, vijnë si rezultat i implementimit më të thelluar të strategjisë afatmesme të të ardhurave, një dokument i cili është një dokument i miratuar nga institucionet ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar apo edhe Bashkimi Europian, dhe bazuar në këtë strategji të cilën ne po ndjekim vërehet që ka një rritje të të ardhurave jo vetëm në raport me tremujorin e vitit të kaluar, por gjithashtu edhe me planin e këtij viti.

Po të shohim, kemi një rritje të të ardhurave me rreth 250 milionë euro krahasuar me tremujorin e vitit 2025. Ndërkohë që paralelisht, po ta bëjmë një krahasim me planin e periudhës, do të vëmë re që kemi rreth 110 milionë euro më shumë sesa ajo që ne kishim planifikuar për këtë tremujor”.

Ministri i Financave shtoi se “burimi i të ardhurave kryesore vjen si rezultat i rritjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, nga TVSH-ja, por edhe nga burime të tjera. Dhe kjo vjen si rezultat i mirëadministrimit tatimor dhe doganor”.

“Pa diskutim, kjo vjen si rezultat i reformave që neve kemi ndërmarrë, si rezultat i ndërgjegjësimit dhe fushatave ndërgjegjësuese që ne kemi bërë në ato sektorë të cilët administrata tatimore i ka konsideruar si sektor me risk, për shembull siç janë sektori i ndërtimit apo siç është dhe sektori i turizmit. Si rezultat i kësaj fushate që ne kemi ndërmarrë ka një ndërgjegjësim nga subjektet dhe ky ndërgjegjësim reflektohet edhe në shifrat konkrete të cilat rezultojnë si të ardhura në buxhetin e shtetit”, shtoi Malaj.

Kur u pyet nëse te kjo performancë ka ndikuar edhe rritja e çmimit të naftës, ministri u përgjigj: “Jo, absolutisht jo. Mjafton dhe t’i referoheni të dhënave që ka publikuar Ministria e Financave. Mund t’i referoheni edhe normës së inflacionit dhe norma e inflacionit deri në fund të muajit mars ka qenë 2.6%, është brenda të gjitha parametrave dhe objektivave të bankës së Shqipërisë, që do të thotë jemi në kushte shumë normale deri më tani. Të ardhurat i dedikohen mirëadministrimit tatimor dhe doganor dhe po t’i referohemi, të ardhurat kryesore vijnë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Vijnë nga TVSH-ja, por nga TVSH-ja e mbledhur këtu brenda për brenda, dhe jo nga TVSH-ja në import”.

Qeveria ka nisur dy vitet e fundit luftën kundër informalitetit, me fokus kryesisht sektorin e pagave, një ndërhyrje që po jep rezultat dhe që dëshmohet me rritjen e të ardhurave në buxhet, si dhe me formalizimin e sektorëve problematikë, si ndërtimi, turizmi etj. .

Etiketa: aktualitet
Pas

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Para

Harta e rajonale e produktivitetit, si po transformohet ekonomia e Ballkanit

Para
Harta e rajonale e produktivitetit, si po transformohet ekonomia e Ballkanit

Harta e rajonale e produktivitetit, si po transformohet ekonomia e Ballkanit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 fakte për lumturinë nga bota

10 fakte për lumturinë nga bota

nga Fast News
11:30 | 27/04/2026
0

Nga ndihma sociale, te varfëria energjetike/ Projektligji i ri zgjeron kategorinë e “klientëve në nevojë

Nga ndihma sociale, te varfëria energjetike/ Projektligji i ri zgjeron kategorinë e “klientëve në nevojë

nga Fast News
10:51 | 27/04/2026
0

Harta e rajonale e produktivitetit, si po transformohet ekonomia e Ballkanit

Harta e rajonale e produktivitetit, si po transformohet ekonomia e Ballkanit

nga Fast News
10:46 | 27/04/2026
0

Fokusi tek investimet publike dhe bujqësia, Ministri i Financave, Petrit Malaj tregon prioritetet për ekonominë

Fokusi tek investimet publike dhe bujqësia, Ministri i Financave, Petrit Malaj tregon prioritetet për ekonominë

nga Fast News
10:41 | 27/04/2026
0

Recent News

10 fakte për lumturinë nga bota

10 fakte për lumturinë nga bota

11:30 | 27/04/2026
Nga ndihma sociale, te varfëria energjetike/ Projektligji i ri zgjeron kategorinë e “klientëve në nevojë

Nga ndihma sociale, te varfëria energjetike/ Projektligji i ri zgjeron kategorinë e “klientëve në nevojë

10:51 | 27/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora