Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

nga Fast News
8 minutes më parë
në Ekonomi
0
Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe pakicë, për çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes.

Institucioni bën të ditur se të gjitha ndërmarrjet që tregtojnë karburante janë aktualisht nën vëzhgim. Nëse konstatohet se rritjet e çmimeve tejkalojnë luhatjet e tregjeve ndërkombëtare, do të merren masa në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Autoriteti thekson se nuk do të tolerojë rritje të pajustifikuara, koordinim çmimesh apo abuzim me pozitën dominuese në treg, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.

Njoftimi i plotë i Autoritetit të Konkurrencës:

Autoriteti i Konkurrencës njofton se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Bëjmë me dije se, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës. Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti, në zbatim të ligjit nr. 9121/2003, do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij.

Në praktikë, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar faktorë si oferta, kërkesa, kostot e përpunimit, si dhe zhvillime të tjera ekonomike apo gjeopolitike. Si rrjedhojë, sipas standardeve të konkurrencës së ndershme, pritet që luhatjet e çmimeve në tregun vendas të ndjekin të njëjtin drejtim dhe të jenë proporcionale me masën e ndryshimeve që regjistrohen në bursë. Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë edhe rritje e pakoordinuar por më e shpejtë apo më e theksuar se ecuria e çmimeve ndërkombëtare, përbën tregues të mundshëm të sjelljeve jo konkurruese në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve, praktika që bien ndesh me logjikën e tregut ndërkombëtar, si dhe asnjë formë të mundshme koordinimi të çmimeve, abuzimi me pozitën dominuese apo praktikash të bashkërenduara mes operatorëve të tregut.

Me këtë proces monitorimi, Autoriteti synon të garantojë transparencë, funksionim të rregullt të tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmime të padrejta apo nga sjellje që cenojnë konkurrencën.

Sqarojmë se, në përputhje me misionin dhe kompetencat e përcaktuara për Autoritetin e Konkurrencës, të gjitha monitorimet dhe procedurat e mundshme hetimore kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa u ndërthurur me atributet që i përkasin institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

Para

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

Para
Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

nga Fast News
18:11 | 04/03/2026
0

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

nga Fast News
18:04 | 04/03/2026
0

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit

nga Fast News
12:50 | 04/03/2026
0

Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

Të lindurit në këto 6 data kanë më shumë sukses në jetë

nga Fast News
10:30 | 04/03/2026
0

Recent News

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

Presidenti i Republikës dekreton ministrat e rinj

18:11 | 04/03/2026
Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

18:04 | 04/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora