Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale. Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë.

Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, njoftojnë tatimet.

Paga minimale u rrit me vendim qeveria nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, ose 10 mijë lekë më shumë.

Rritja e pagës minimale çon automatikisht dhe në rritjen e pagës maksimale.

Që nga mesi i vitit 2023, Paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi. Si rrjedhojë, edhe paga maksimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 186,416 lekë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ky ishte një lehtësim për punëdhënësit dhe punëmarrësit me paga të larta pasi deri në vitin 2023, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo është hera e parë që paga maksimale rritet në vlerë po aq sa ndryshoi dhe ajo minimalja dhe jo në përqindje.
Në prill 2023, kur paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, apo me 17.6%. pas rritjes së pagës minimale, nga qershor u rrit dhe ajo maksimale po me 17.6%, nga 149,954 lekë në 176,416 lekë.

Pra, ndërsa paga minimale në vlerë u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit.

Që nga ajo kohë paga minimale nuk ishte rishikuar dhe ky është ndryshimi i parë, kur po zbatohet dhe formula e re.

Etiketa: aktualitet
Pas

Si të balanconi dashurinë dhe studimet

Para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Para
Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tarifë e re 0.5% për importuesit e pajisjeve teknologjike në kundërshtim me modelin e BE

Tarifë e re 0.5% për importuesit e pajisjeve teknologjike në kundërshtim me modelin e BE

nga Fast News
09:28 | 02/03/2026
0

Kriza në Lindjen e Mesme shkakton kaos në udhëtime e tregti; Shqipëria pa probleme në trafikun ajror

Kriza në Lindjen e Mesme shkakton kaos në udhëtime e tregti; Shqipëria pa probleme në trafikun ajror

nga Fast News
09:25 | 02/03/2026
0

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

Si po i “lexon” Inteligjenca Artificiale mendimet tona?

nga Fast News
11:15 | 28/02/2026
0

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

Pesë gjëra që na mbesin peng kur plakemi

nga Fast News
10:45 | 28/02/2026
0

Recent News

Tarifë e re 0.5% për importuesit e pajisjeve teknologjike në kundërshtim me modelin e BE

Tarifë e re 0.5% për importuesit e pajisjeve teknologjike në kundërshtim me modelin e BE

09:28 | 02/03/2026
Kriza në Lindjen e Mesme shkakton kaos në udhëtime e tregti; Shqipëria pa probleme në trafikun ajror

Kriza në Lindjen e Mesme shkakton kaos në udhëtime e tregti; Shqipëria pa probleme në trafikun ajror

09:25 | 02/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora