Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bonusi i Bebes kthehet në pagesë mujore, Ministrja Spahiu: 50 milionë euro mbështetje për fëmijët deri në 5 vjeç

nga Fast News
4 minutes më parë
në Aktualitet
0
Bonusi i Bebes kthehet në pagesë mujore, Ministrja Spahiu: 50 milionë euro mbështetje për fëmijët deri në 5 vjeç
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bonusi i Bebes pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme nga viti 2027, duke u transformuar nga një pagesë e vetme në një mbështetje mujore për fëmijët deri në moshën 5 vjeç, që vijnë nga familje me të ardhura të pakta. Për këtë qëllim, në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 50 milionë euro, ndërsa skema e re pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një aktiviteti në Korçë, ku u prezantua modeli i ri i përkujdesit për fëmijët. Sipas ministres, rishikimi i Bonusit të Bebes synon të krijojë një mbështetje më të vazhdueshme për familjet në nevojë, duke e shtrirë ndihmën financiare përgjatë viteve të para të jetës së fëmijës.

Paralelisht, projektbuxheti 2027 parashikon edhe 480 milionë lekë për Fondin Social, me qëllim mbështetjen e bashkive në ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale në territor. Ndërsa për 28 institucionet e përkujdesit shoqëror është planifikuar një fond prej 1.4 miliardë lekësh.

Gjatë prezantimit, Spahiu u ndal edhe te ndryshimi i modelit të përkujdesit për fëmijët, duke theksuar se objektivi është kalimi gradual nga kujdesi institucional drejt shërbimeve të bazuara te familja dhe komuniteti. Ky transformim mbështetet te ligji i ri për kujdesin alternativ dhe Plani i Garancisë për Fëmijët 2026–2030, të cilët synojnë vendosjen e fëmijës dhe familjes në qendër të politikave sociale. Ministrja vlerësoi Korçën si një shembull të këtij modeli, duke theksuar bashkëpunimin me pushtetin vendor, Bashkimin Europian dhe UNICEF-in për shtrirjen e tij në të gjithë vendin.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

https://www.facebook.com/reel/2037262413650312

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Universitetet dhe bizneset, 50 projekte të përbashkëta në vit/ Projektbuxheti 2027 synon të forcojë kërkimin shkencor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bonusi i Bebes kthehet në pagesë mujore, Ministrja Spahiu: 50 milionë euro mbështetje për fëmijët deri në 5 vjeç

Bonusi i Bebes kthehet në pagesë mujore, Ministrja Spahiu: 50 milionë euro mbështetje për fëmijët deri në 5 vjeç

nga Fast News
13:51 | 08/11/2026
0

Universitetet dhe bizneset, 50 projekte të përbashkëta në vit/ Projektbuxheti 2027 synon të forcojë kërkimin shkencor

Universitetet dhe bizneset, 50 projekte të përbashkëta në vit/ Projektbuxheti 2027 synon të forcojë kërkimin shkencor

nga Fast News
10:21 | 08/11/2026
0

Yjet në favor të financave, cilat janë 6 shenjat më me fat në nëntor?

Yjet në favor të financave, cilat janë 6 shenjat më me fat në nëntor?

nga Fast News
10:07 | 08/11/2026
0

Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset

Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset

nga Fast News
16:22 | 07/11/2026
0

Recent News

Bonusi i Bebes kthehet në pagesë mujore, Ministrja Spahiu: 50 milionë euro mbështetje për fëmijët deri në 5 vjeç

Bonusi i Bebes kthehet në pagesë mujore, Ministrja Spahiu: 50 milionë euro mbështetje për fëmijët deri në 5 vjeç

13:51 | 08/11/2026
Universitetet dhe bizneset, 50 projekte të përbashkëta në vit/ Projektbuxheti 2027 synon të forcojë kërkimin shkencor

Universitetet dhe bizneset, 50 projekte të përbashkëta në vit/ Projektbuxheti 2027 synon të forcojë kërkimin shkencor

10:21 | 08/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora