• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
1 day më parë
në Ekonomi
0
Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

ra e djegies ndihet ende nga larg. Tym i dendur, kapanone të nxira dhe policë që nuk lejojnë askënd të afrohet. Kështu e gjeti këtë mëngjes BusinessMag ish-tregun e Uzinës së Dinamos në rrugën “5 Maji”, aty ku mbrëmjen e djeshme një zjarr i fuqishëm shkrumboi magazinat e qindra bizneseve duke shkatuar dëme kolosale.

Edhe pse flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, vatra aktive vijojnë ende brenda kapanoneve, duke e bërë zonën të rrezikshme. Për këtë arsye, autoritetet nuk lejojnë asnjë nga tregtarët t’u afrohet hapësirave ku kishin të magazinuar mallrat e tyre.

Brenda këtyre kapanoneve, sipas burimeve nga tregtarët, zhvillonin aktivitetin e tyre tregtar rreth 200 biznese, kryesisht të fushës së veshmbathjes dhe elektroshtëpiakeve; mallra që sot janë kthyer në hi.

“Më iku gjithë jeta brenda natës”

Pranë shiritit të policisë, tregtarë të dërrmuar presin pa ditur asgjë. Disa qajnë në heshtje, të tjerë flasin me zë të lartë,  të dëshpëruar, por edhe të zemëruar për ndërhyrjen e vonuar dhe të cunguar të zjarrëfikësve që në momentet e para.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ka ardhur vetëm një zjarrfikëse, i mbaroi uji. Mund të ndalohej zjarri, nuk do hapej deri këtu. S’më lanë të futesha brenda, se e fikja vetë. Sa e kisha sjellë mallin nga Kina… mbi 500 mijë euro dëm. Këto gjëra na detyrojnë të ikim. Do iki nga Shqipëria, s’kam çfarë të bëj më këtu”, – thotë për BusinessMag R…, një nga tregtarët, ndërsa sytë i mbushen me lot.

Pamjet janë tronditëse: burra e gra që mbajnë kokën me duar, qytetarë që afrohen për të shprehur solidaritet dhe një heshtje e rëndë që ndërpritet vetëm nga zhurma e zjarrfikëseve.

Miliona euro dëme, por ende pa shifra zyrtare

Në momentin që raportojmë, nuk ka ende një përllogaritje zyrtare të dëmit, por tregtarët dhe burime nga zona flasin për miliona euro mall të djegur. Tregu i “5 Majit” konsiderohet më i madhi në Tiranë dhe furnizues i një pjese të madhe të dyqaneve në kryeqytet dhe rrethe, çka e bën pasojën jo vetëm individuale, por edhe në gjithë zinxhirin e tregtisë.n

Çdo orë që kalon pa akses në magazina rrit ankthin e bizneseve, të cilat nuk dinë as nëse do të arrijnë të shpëtojnë qoftë edhe një pjesë të mallit.

Çfarë do të ndodhë me bizneset?

Në ditët në vijim pritet shuarja e plotë e zjarrit dhe sigurimi i zonës,  identifikimi i dëmeve për secilin tregtar. verifikimi nëse bizneset kanë ose jo sigurime dhe më pas, vendimet për mbështetje apo kompensim.
Por për shumë prej tyre, dëmi është tashmë i pakthyeshëm.

“Na u dogj gjithçka. Mall, borxhe, plane. Nuk është thjesht biznes, është jeta jonë”, – thotë një tjetër tregtar, duke mos pranuar të identifikohet.

Në rrugën “5 Maji”, sot nuk ka vetëm kapanone të djegura. Ka jetë të shkatërruara, investime të humbura dhe një pyetje : a do të ngrihet sërish ky treg dhe si?

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet një harresë e një ngrohëseje elektrike, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.Ekspertët pritet të hyjnë në zonë vetëm pasi të shuhet plotësisht çdo vatër aktive, për të kryer këqyrjen teknike dhe hetimore./BusinessMag

Etiketa: aktualitet
Pas

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Para

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Para
Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

nga Fast News
15:30 | 10/01/2026
0

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

nga Fast News
14:36 | 10/01/2026
0

Nga detyrimi te zgjidhja: si ndihmojnë pikat EasyPay

Nga detyrimi te zgjidhja: si ndihmojnë pikat EasyPay

nga Fast News
14:33 | 10/01/2026
0

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Recent News

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

15:30 | 10/01/2026
100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

14:36 | 10/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar