• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Presidenti dekreton ligjin, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet me tatim 5%

nga Fast News
2 days më parë
në Ekonomi
0
Presidenti dekreton ligjin, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do bëhet me tatim 5%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata e rivlerësimit të pronave është gati që të nisë. Pas dekretimit nga presidenti Barjam Begaj, projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” është botuar në Fletoren Zyrtare. Tatimi që do të paguhet në rast të shit-blerjes së pronave do të jetë në masën 5 për qind, nga 3 për qind që grupet e interesit kërkuan.

“Jemi bazuar mbi fushatën e fundit e cila ka funksionuar më së miri, pra 3 përqindshi i aplikuar në periudhën 2020-2022 ka funksionuar më së miri. I ka dhënë gjallëri tregut dhe ka sjellë ofertë për blerësin e parë dhe ka sjellë para për buxhetin e shtetit”, shprehet Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Madje, mbi 100 zyra të shitjes së pasurive të patundshme që përfaqësohen në shoqatën “NAREA” i kërkojnë qeverisë që tatimi i shitblerjeve të pronave përtej fushatave mos jetë 15 për qind, por më e ulët.

“Tatimi i të ardhurave nga shitja e pasurive të paluajtshme, “tatimi mbi fitimin kapital të realizuar” në masën 15% është provuar tashmë se ka disa efekte negative të drejtpërdrejta, në sektorin e Veprimtarive me Pasuritë e Paluajtshme. Në këtë kontekst, si NAREA ne ndajmë qëndrimin se një barrë fiskale kaq e lartë, prej 15%:  Ngadalëson transaksionet, ndikon negativisht në të ardhurat buxhetore, nxit informalitetin, duke prodhuar mënyra më të sofistikuara për të shmangur barrën”, tha Pipiria.

Fushata e rivlerësimit nuk do të ulë çmimet e apartamenteve vlerësojnë aktorë nga tregu i pasurive të paluajtshme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Qëllimi është të përmirësohet transparenca në treg, të rritet aktiviteti, të stimulohet oferta për blerësit e parë dhe të sigurohen të ardhura më të qëndrueshme për buxhetin e shtetit, pa ngadalësuar transaksionet apo krijuar informalitet”, theksoi Pipiria.

Në 13 vitet e fundit janë bërë 5 rivlerësime pronash dhe të gjitha kanë ndodhur përpara zgjedhjeve vendore ose të përgjithshme parlamentare, me tarifa që kanë variuar nga 1 për qind në vitin 2011 në 3 për qind dy rivlerësimet e fundit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse zakonet financiare vlejnë më shumë se synimet e Vitit të Ri

Para

Caktoni objektivat që punonjësit duhet të arrijnë

Para
Caktoni objektivat që punonjësit duhet të arrijnë

Caktoni objektivat që punonjësit duhet të arrijnë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

nga Fast News
13:13 | 09/01/2026
0

Qiratë shtrenjtojnë jetesën, inflacioni rritet në dhjetor ne 2.3%

Qiratë shtrenjtojnë jetesën, inflacioni rritet në dhjetor ne 2.3%

nga Fast News
12:54 | 09/01/2026
0

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

10 dështimet kryesore të qeverisë gjatë vitit 2025!

nga Fast News
11:00 | 08/01/2026
0

Recent News

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

14:00 | 09/01/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

Qeveria “zgjidh qesen”, jep 50 mln euro për përmbytjet. 15 mln euro shkojnë për dëmshpërblimet

13:13 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar