• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

nga Fast News
57 minutes më parë
në Ekonomi
0
Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një seance maratonë, parlamenti ka arritur të miratojë pas mesnate buxhetin e vitit 2026, draftin më të rëndësishëm të financave publike. Buxheti u miratua me 81 vota pro dhe 16 kundër.

Plani financiar i vitit të ardhshëm parashikon të ardhura rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzime afërsisht 8.9 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 31.9% të PBB-së. Krahasuar me buxhetin e rishikuar të 2025-s, shpenzimet rriten me afërsisht 550 milionë euro. Ndërkohë deficiti mbetet në nivelin 2.3% të PBB, po aq sa pritet të jetë edhe këtë vit.

Një pjesë e rëndësishme e buxhetit synon politikat sociale. Vetëm për vitin 2026, parashikohet një rritje e ndjeshme e mbështetjes financiare në këtë drejtim: 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas skemës së re dhe 135 milionë euro për rimbursimin e medikamenteve. Po ashtu, qeveria ka parashikuar fondet e nevojshme për zbatimin e pagës minimale prej 50 mijë lekësh në muaj. Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave në administratën publike me 2.5%, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Investimet publike të vitit të ardhshëm arrijnë në rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi i rindërtimit do të jetë 50 milionë euro. Për 11 projektet koncesionare parashikohen 120 milionë euro, pak më pak se një vit më parë.

Edhe për 2026, prioritet mbeten shëndetësia dhe mbrojtja sociale, infrastruktura dhe energjia, arsimi dhe ushtria.



Në ndarjen sipas institucioneve, buxheti më i madh shkon për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me rreth 853 milionë euro, që mbulon pagat dhe investimet në këtë sektor. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfiton rreth 800 milionë euro, të fokusuara kryesisht në projekte rrugore dhe hekurudhore. Ministria e Arsimit ka një buxhet prej 680 milionë euro, që mbështet pagat e mësuesve dhe investimet në shkolla. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes merr rreth 610 milionë euro, kryesisht për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe për të përmbushur angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s.

Etiketa: aktualitet
Pas

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Para

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Para
Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

nga Fast News
10:30 | 12/12/2025
0

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

nga Fast News
10:00 | 12/12/2025
0

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

nga Fast News
09:35 | 12/12/2025
0

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

nga Fast News
09:26 | 12/12/2025
0

Recent News

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

10:30 | 12/12/2025
Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

10:00 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar