Nga Auron Tare
Cultural Heritage Partners, PLLC agains The President of Unitet States, Donald J Trump
Sot, në orën 10:00 me kohën lokale në kryeqytetin amerikan, Washington D.C., nis procesi gjyqësor për një prej çështjeve më interesante në fushën e trashëgimisë kulturore amerikane.
25 ekspertët më të njohur të fushës së Trashëgimisë Kulturore Amerikane, të përfaqësuara nga zyra për çështje ligjore Cultural Heritage Partners kanë ngritur padi kundër Presidentit amerikan Donald Trump, i cili synon të lyejë me bojë godinën ikonike të Kryeqytetit, Eisenhower Executive Office Building.
Kjo godinë historike, e cila konsiderohet pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, është ndërtuar rreth 150 vite më parë. Në të është strehuar dikur administrata e Admiraliatit amerikan, Ministria e Mbrojtjes dhe e Luftes si dhe ka sherbyer ne nje sere funksionesh te ndryshme per te gjithe Presidentet amerikane qe nga ndertimi i saj. Pikerisht ne kete Godine ambasadori i Japonise i shpalli Lufte Amerikes ne zyren e sekretarit Cordell. E konsideruar si nje Godine ikonike ne ndritimin e saj u kritikua mjaft nga personalitete te kohes perfshire edhe shkrimtarin Mark Twen. Megjithate koha beri qe Godina te mbante peshen e histoirse se saj si pjese e historise se shtetit amerikan.
Nderkohe sot pra ne oren 10.00, Padia ndaj Presidentit kërkon ndalimin e menjëhershëm të planeve për lyerjen e godinës, e cila ka qëndruar në formën e saj origjinale që nga ndërtimi.
Plani i Presidentit Trump parashikon lyerjen e saj në ngjyrë të bardhë për t’i dhënë ndërtesës një imazh të ri dhe modern. Por specialistët e trashëgimisë, të cilët kundërshtojnë këtë plan, argumentojnë se lyerja e Godinës Historike do të:
- Dëmtonte në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme granitin, llaçin, tjegullat dhe elementët dekorativë prej guri;
- D te shkelte kërkesat e Aktit Kombëtar për Ruajtjen Historike (NHPA) dhe Aktit Kombëtar për Politikën Mjedisore (NEPA), të cilat vlejnë për veprimet federale që ndikojnë në pronat historike;
- Do te krijonte një barrë të madhe dhe të vazhdueshme financiare për taksapaguesit, pasi nëse godina do të lyhej, rikthimi i saj në gjendjen origjinale do të kërkonte ndërhyrje të shpeshta dhe jashtëzakonisht të kushtueshme.
Gjithashtu, ekspertët e trashëgimisë theksojnë se një pamje e re dhe moderne për këtë godinë ikonike do të dëmtonte kontekstin historik, duke i hequr asaj identitetin dhe vlerën e trashëgimisë.
Beteja mbi Trashëgiminë historike hapet sot dhe në ditët në vazhdim do të shikojmë me plot kureshtje zhvillimin e saj për të kuptuar në se debati për ruajtjen e arkitekturës dhe trashëgimisë historisë janë cështje që ja vlejnë të padisësh edhe Presidentin e Amerikës.








