• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist

nga Fast News
18 hours më parë
në Ekonomi
0
Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vitet e fundit, me rënien e ritmeve të shtimit të popullsisë dhe me problematikat e tregut të punës në shumë shtete, është vënë re një vështirësi në raportin mes të punësuarve dhe pensionistëve. World Economics ka bërë një parashikim deri në vitin 2050 lidhur me raportin mes personave në moshë pune dhe pensionistëve.

Të dhënat mbi numrin e personave që punojnë për çdo person të moshuar në varësi (65+ vjeç) për Shqipërinë ofrojnë një perspektivë thelbësore mbi plakjen demografike, duke përcaktuar numrin e individëve në moshë pune (15–64 vjeç) të disponueshëm për të mbështetur çdo person të moshuar. Një shifër e ulët do të thotë se personat në moshë pune dhe ekonomia në përgjithësi përballen me një barrë më të madhe në mbështetjen e popullsisë në plakje.

Aktualisht, në Shqipëri, numri i personave që punojnë për çdo person të moshuar në varësi është rreth 2.5 punëtorë, duke pësuar një ulje prej 0.3 pikë krahasuar me vitin 2020. Ndërkohë, për çdo person të moshuar në varësi, deri në vitin 2030 kjo shifër vlerësohet të ulet në 2.1, ndërsa në vitin 2050 pritet të arrijë në 1.4.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria paraqitet në një situatë më të mirë për këtë raport. Në Maqedoninë e Veriut, rreth 2 persona në moshë pune mbështesin një pensionist. Nga ana tjetër, ky raport është 1.7 në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 1.9 në Serbi, por edhe në këto vende pritet që shifra të vijojë të ulet në vitet në vijim.

Megjithatë, ky problem është pothuajse global, pasi shumë shtete po përballen me të njëjtin fenomen. Vendi më problematik përsa i përket këtij raporti është Italia, ku aktualisht vetëm 1.5 persona në moshë pune janë në varësi të 1 pensionisti, dhe pritet që ky raport të bjerë në 0.8 në vitin 2050. Në një situatë të ngjashme, me një raport të ulët, ndodhen edhe Japonia, Greqia, Kroacia, Portugalia dhe Franca.



Nga ana tjetër, ka shtete ku ky raport është shumë më i favorshëm. Në këtë aspekt kryesojnë vendet e Azisë, me në krye Emiratet e Bashkuara Arabe, ku aktualisht rreth 44.7 persona në moshë pune janë përgjegjës për 1 të moshuar në pension, dhe në vitin 2050 pritet të jenë ende rreth 36.2 persona në moshë pune për një pensionist. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe renditen Katari dhe Omani, ku ka përkatësisht 41 dhe 19.5 persona në moshë pune për çdo pensionist./Tv Scan

Numri i personave që punojnë për çdo të moshuar

Numri i personave që punojnë për çdo të moshuar, sipas sheteve të rajonit

Pas

Biznesi i turizmit dentar, si Europa po bën dhëmbët në Shqipëri

Para

Netflix trondit Hollywood-in, blen Warner Bros për 80 miliardë dollarë

Para
Netflix trondit Hollywood-in, blen Warner Bros për 80 miliardë dollarë

Netflix trondit Hollywood-in, blen Warner Bros për 80 miliardë dollarë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

nga Fast News
10:00 | 08/12/2025
0

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

nga Fast News
09:30 | 08/12/2025
0

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

nga Fast News
09:00 | 08/12/2025
0

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

nga Fast News
08:26 | 08/12/2025
0

Recent News

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

10:00 | 08/12/2025
Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

09:30 | 08/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar