• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

nga Fast News
2 minutes më parë
në Ekonomi
0
Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

Marco Alberti

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë priti sot Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Sh.T.Z. Marco Alberti, i cili zhvilloi një leksion të hapur me temë “Re-designing the Future: Accession of Albania to the EU”.

Gjatë fjalës së tij, Ambasador Alberti analizoi kontekstin global dhe sfidat e ndërvarësisë në Europën e sotme, duke theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet parë si një riformësim natyror i hapësirës europiane dhe jo vetëm si një proces teknik zgjerimi.

Ai theksoi rëndësinë e reformave cilësore dhe rezultateve të matshme, si kusht i domosdoshëm për një proces të suksesshëm negociatash, duke rikujtuar se Italia mbetet një aleate strategjike e Shqipërisë, e angazhuar fuqimisht në mbështetjen e institucioneve, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.

Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Angjeli, përshëndeti leksionin dhe nënvizoi rolin historik të integrimit europian për vendin:

“Shqipëria është një vend europian në historinë, kulturën dhe aspiratat e saj. Integrimi në Bashkimin Europian është destinacioni ynë natyror kombëtar dhe vizioni për të cilin punojmë çdo ditë,” u shpreh Prof. Dr. Angjeli.



Duke iu referuar veçanërisht rolit të Italisë në këtë proces, ai shtoi:

“Italia është partneri ynë më i qëndrueshëm strategjik. Mbështetja italiane ka qenë e plotë, e sinqertë dhe e pandërprerë — jo vetëm në procesin e integrimit europian, por në çdo reformë të rëndësishme që ka transformuar Shqipërinë. Kjo miqësi është një aset kombëtar dhe një garanci për të ardhmen e vendit tonë,” deklaroi Prof. Dr. Angjeli.

Ai theksoi se Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka një sërë marrëveshje bashkëpunimi me disa Universitete Italiane veçanerisht me Universitetin  e Tuscia’ (Viterbo) Itali, me të cilin ka bashkëpunimi për diploma të dyfishta ne ciklin master dhe doktoraturë dhe do të vijojë ta zgjerojë këtë bashkëpunim edhe në të  ardhmen.

Leksioni u ndoq nga student dhe  akademikë , duke vijuar  dialogun  e thelluar mbi të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe partneritetin e saj të veçantë me Italinë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

nga Fast News
15:59 | 05/12/2025
0

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

nga Fast News
15:43 | 05/12/2025
0

Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

Teknologjia takon sigurinë, One Albania mban workshop-in “Cyber Ready” në bashkëpunim me ekspertët e AKSK

nga Fast News
14:24 | 04/12/2025
0

Valentino kritikohet për reklamën e krijuar me AI!

Valentino kritikohet për reklamën e krijuar me AI!

nga Fast News
10:00 | 04/12/2025
0

Recent News

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori Italian në Universitetin Mesdhetar, mbështje për integrimin e Shqipërisë

15:59 | 05/12/2025
Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

Netflix blen studiot dhe platformat e transmetimit të Warner Bros për 72 miliardë dollarë

15:43 | 05/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar