• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin me 20% konsumin e energjisë, ja cfarë po ndodh në terren

nga Fast News
8 hours më parë
në Ekonomi
0
Turistët dhe temperaturat e larta rrisin me 20% konsumin e energjisë, ja cfarë po ndodh në terren
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtimi i numrit të turistëve dhe temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë në vend. Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se kërkesa për energji elektrike gjatë javës së parë të korrikut ka shënuar një rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një deklaratë për median, Balluku tha se sipas të dhënave të raportuara nga OSHEE për 6 ditët e para të muajit, në korrikun e vitit 2024 konsumi mesatar ishte 18.6 milionë kWh në ditë, ndërsa në korrik 2025 kjo shifër ka arritur në 22.4 milionë kWh në ditë.





“Kjo rritje vjen si pasojë e temperaturave të larta, por edhe e zgjerimit të kapaciteteve në sektorin e hotelerisë, banesave të reja dhe njësive të biznesit që janë futur në funksion gjatë këtij viti”, theksoi Balluku.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të konsumit, ministrja siguroi se situata është nën kontroll dhe se grupet e OSSH kanë garantuar një shërbim të qëndrueshëm dhe ndërhyrje të shpejtë në rastet e avarive.

“Punonjësit tanë në terren po bëjnë një punë shumë të mirë. Shkëputjet kanë qenë minimale dhe çdo problematikë që ka lindur nga ngarkesa e shtuar është adresuar dhe zgjidhur në kohë rekord”, nënvizoi ajo.

Balluku mbylli deklaratën e saj duke theksuar angazhimin maksimal të strukturave të OSHEE në këto ditë të nxehta ver. “Mbi 1600 punonjës të OSHEE Group janë të angazhuar në çdo cep të territorit për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm dhe shërbim cilësor për qytetarët dhe bizneset”, deklaroi zv/kryeministrja.

Etiketa: aktualitet
Pas

Iu vjen rradha produkteve bujqësore dhe blegtorale, ngrihet Task Forca për formalizimin e tregut

Para

Nis lufta tregtare, Von Der Leyen: Europa duhet të tregojë forcë

Para
Nis lufta tregtare, Von Der Leyen: Europa duhet të tregojë forcë

Nis lufta tregtare, Von Der Leyen: Europa duhet të tregojë forcë

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar