• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Uncategorized

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
2 days më parë
në Uncategorized
0
Cmimet e larta, frika nga një krizë e re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN

Një ekonomi që nuk prodhon ose prodhon pak, është një ekonomi e kërcënuar nga tregjet që e furnizojnë atë. Një e vërtetë kjo që vlen në rastin e Shqipërisë, që pjesën më të madhe të produkteve që konsumon, i siguron nga importi. Kjo bën që cmimet që ne paguajmë, kryesisht për mallrat bazikë të konsumit të përdtshëm, si ushqimet, të rëndojnë gjithmonë e më shumë buxhetet tona.





Të dhënat tregojnë se muajin e kaluar, inflacioni, treguesi që mat koston e jetesës në vend shënoi 2.2 për qind, duke qenë në të njëjtin nivel të një viti më parë. Por shqetësues është fakti se inflacioni i cmimeve rezulton gati i dyfishuar në harkun kohor të një viti. Rritja e cmimeve të ushqimeve në maj të këtij viti ka qenë 3.2% përkundrejt rritjes 1.9% në majin e një viti më parë.

Kjo do të thotë se të gjithë ne kemi paguar më shumë për të jetuar. Pasi po të shohim mënyrën sesi i shpenzojmë të ardhurat, shumica shkon për ushqim.

Më saktësisht 39.6% e buxhetit të një familje mesatare në Shqipëri përdoret për ushqime, pasuar nga 4.2% për duhan dhe alkool; 5% për veshje e këpucë; 9.7% shpenzime për banesën etj.

Nëse ekonomia shqiptare do të prodhonte një pjesë të prodykteve që konsumohen masivisht, kjo do të ushtronte presion në uljen e cmimeve, gjë që nuk ka ndodhur. Varësia e lartë nga importi na bën të ekspozuar ndaj asaj që ndodh në tregjet e huaja, prej nga ku furnizohemi. Një situatë që bëhet edhe më alarmante me rrezikun e një krize të re cmimesh që parashikohet të trokasë në të gjithë botën, si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike.

Ndikimi do të vinte nëpërmjet partnerit kryesor tregtar që është Bashkimi Europian; pasiguritë do të shtoheshin dhe kjo do të shkaktonte tkurrje të investimeve të huaja dhe remirancave që dërgojnë emigrantët, si dhe një pakësim të lëvizjes së turistëve. Problemet në tregtinë botërore do të pakësonin mundësitë e Shqipërisë për eksporte, ndërsa efektet do të ndiheshin edhe në kursin e këmbimit, të ndikuara nga tensionet globale.

Etiketa: aktualitet
Pas

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

Para

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Para
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Të Gjitha

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

nga Fast News
16:25 | 12/06/2025
0

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

nga Fast News
16:21 | 12/06/2025
0

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që drejtojnë: Bordi, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
16:18 | 12/06/2025
0

Recent News

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

16:34 | 12/06/2025
Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

Katër mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

16:25 | 12/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar