Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
1 year më parë
në Teknologji
0
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Joe Doucet bleu një shtëpi të re në Katonah, New York, ai dëshironte ta bënte atë sa më miqësore me mjedisin. Si dizajner dhe shpikës, ai nisi të mendojë se si fasada e shtëpisë mund të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Një nga pyetjet kryesore që iu shfaq ishte: “Çfarë ngjyre duhet të pikturoj shtëpinë?”. Dihet që ndërtesat me ngjyra të çelëta reflektojnë nxehtësinë dhe mbeten më të freskëta, ndërsa ato me ngjyra të errëta thithin nxehtësinë. Por çfarë do të ishte më e përshtatshme për një klimë si ajo e New York-ut, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë e me borë?

Doucet nisi të krijonte modele të vogla të shtëpisë së tij me printer 3D, të ngjyrosura me ngjyra të ndryshme. Gjatë një viti, ai vërtetoi se modeli i zi ruante brenda një temperaturë mesatarisht 4 gradë Celsius më të ngrohtë në dimër, ndërsa modeli i bardhë ishte 7 gradë më i freskët në verë.

Zgjidhja e tij u frymëzua nga “unazat e humorit” që ndryshojnë ngjyrën sipas temperaturës. Ai zhvilloi një lloj ngjyre termokromatike që ndryshon duke thithur dritën ultravjollcë dhe ngrohtësinë, duke u bërë më e errët në temperatura nën 25°C dhe më e çelët kur temperaturat rriten. Ndërsa në unazat e humorit kristalet qëndrojnë brenda gurit, në këtë rast kristalet e lëngshëm përzihen me bojën, duke i dhënë asaj vetinë e reagimit ndaj temperaturës së ambientit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kjo teknologji mund të ndihmojë shumë njerëzit që jetojnë në zona me klima të ndryshueshme, si shumë pjesë të Amerikës së Veriut, Europës dhe Azisë, duke ulur ndjeshëm përdorimin e energjisë për ngrohje dhe ftohje. Ai parashikon që me zbatimin e kësaj ngjyre faturat e energjisë të ulen me 15-30%.

Megjithëse nuk është ende zgjidhje për përdorim të gjerë gjithë, Doucet e sheh këtë shpikje si një hap të rëndësishëm në adresimin e ndryshimeve klimatike. Ai parashikon që brenda 5-10 viteve, kjo ngjyrë mund të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë, duke ndihmuar ndërtesat të përshtaten natyrshëm me stinët, ashtu si natyra.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Para

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

Para
2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

6 rregulla të thjeshta për të kursyer më shumë para!

6 rregulla të thjeshta për të kursyer më shumë para!

nga Fast News
19:00 | 15/09/2026
0

Nga 1 janari 2027 dyfishohet bonusi për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Vijon edhe indeksimi, 22.4 mld lekë më shumë për pensionet

Nga 1 janari 2027 dyfishohet bonusi për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Vijon edhe indeksimi, 22.4 mld lekë më shumë për pensionet

nga Fast News
18:19 | 15/09/2026
0

Nisin punimet për Bypass-i i Elbasanit, ministri Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-i i Elbasanit, ministri Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

nga Fast News
17:13 | 15/09/2026
0

Rritet konsumi në vend, INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6.8%

Rritet konsumi në vend, INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6.8%

nga Fast News
16:59 | 15/09/2026
0

Recent News

6 rregulla të thjeshta për të kursyer më shumë para!

6 rregulla të thjeshta për të kursyer më shumë para!

19:00 | 15/09/2026
Nga 1 janari 2027 dyfishohet bonusi për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Vijon edhe indeksimi, 22.4 mld lekë më shumë për pensionet

Nga 1 janari 2027 dyfishohet bonusi për pensionistët, ministrja Ibrahimaj: Vijon edhe indeksimi, 22.4 mld lekë më shumë për pensionet

18:19 | 15/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora