• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka dominuar fuqishëm në zgjedhjet e 11 majit. Ndonëse rezultati përfundimtar ende nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga të dhënat e shpallura deri më tani, është vulosur që socialistët kanë fituar mandatin e katërt. Kjo do të thotë se pritet edhe realizimi i premtimeve që ata bënë gjatë fushatës elektorale. Le ti rikujtojmë se cilat ishin pikat kryesore të programit të PS-së.

Rama premtoi që në vitin 2030, që përkon me fundin e mandatit, pensioni minimal të shkojë 200 euro, ndërkohë që do të ketë rritje të mëtejshme të pagave. Paga mesatare do të jetë në vitin 2030 1 mijë euro, ndërsa paga mesatare në shtet 1200 euro.





Pak ditë para zgjedhjeve, Rama fali gjobat e 5 viteve të fundit. Ndërsa më herët premtoi paqen fiskale, në përpjekje për të krijuar një marrëdhënie të re me biznesin. Cfarë parashikon ajo?

Paqja fiskale ka tre shtylla kryesore. Ndërhyrjet do të bëhen tek tatimi i dakortësuar mbi fitimin mes biznesit dhe tatimeve; rishikimi i pasqyrave financiare dhe falja e detyrimeve dhe kamatvonesave.

Socialistët kanë premtuar një zhvillim të qendrueshëm të ekonomisë, i cili do të jetë baza për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Ata parashikojnë një rritje mesatare ekonomike me 4% në vit, ndërkohë që biznesi i vogël do të mbetet i përjashtuar nga taksat, duke mos paguar TVSH dhe tatim fitim. Politikat ekonomike do të cojnë në një rënie të papunësisë me 2.8% në katër vitet e ardhshme.

Gjithashtu, janë evidentuar disa sektorë prioritarë, ku do të jetë edhe fokusi i politikave dhe investimeve publike.

Bëhet fjalë për turizmin; energjinë elektrike ku socialistët premtojnë se vendi do të shndërrohet në fund të mandatit të katërt në një eksportues neto; infrastrukturën, mbrojtjen dhe rritja e vëmendjes poër bujqësinë dhe furnzimin me ujë të pijshëm, ku përsëritet premtimi për 24 orë furnizim me ujë në ditë.

Më krijimin e qeverisë së re dhe konstitutimin e Kuvendit të ri në shtator, cështja që shtrohet është: a janë të realizueshme të gjitha këto premtime dhe a do t’i mbajë ato Partia Socialiste?!

Etiketa: aktualitet
Pas

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Para

Zhvillohet në Tiranë samiti ekonomik për të ardhmen e Europës

Para
Zhvillohet në Tiranë samiti ekonomik për të ardhmen e Europës

Zhvillohet në Tiranë samiti ekonomik për të ardhmen e Europës

Të Gjitha

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

nga Fast News
14:52 | 01/07/2025
0

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

nga Fast News
08:00 | 01/07/2025
0

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

nga Fast News
14:55 | 01/07/2025
0

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

Shqipëria thyen rekord në Europë: Nga çmimet më të shtrenjta, largimi i të rinjve, pensionet e ulëta te të ardhurat më të pakta për frymë

nga Fast News
09:30 | 30/06/2025
0

Recent News

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

14:52 | 01/07/2025
Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

Paraja cash në qarkullim, rekord i ri i eurove dhe lekëve jashtë kontrollit

08:00 | 01/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar