• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
17 seconds më parë
në Bota
0
Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak minuta pas përfundimit të Konklavit dhe shpalljes së Papa Leo XIV si kreu i ri i Kishës Katolike, i pari në histori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, interneti shpërtheu. Jo me lutje apo reflektime shpirtërore, por me… bluza, shishe uji dhe kapele me imazhin e papës.

Në një kombinim të rrallë mes fesë dhe  kulturës pop amerikane, platforma si Etsy dhe Redbubble u mbushën menjëherë me produkte që e portretizojnë Papa Leo XIV  në mënyra sa kreative, aq edhe të guximshme, me syze të stilit aviator, shqiponja të bardha, biceps të fryrë si të Popeye, tatuazhe të Marinsave amerikanë dhe një dashuri të madhe për qytetin e tij të lindjes, Çikagon.



Një dizajn që shitet online për vetëm 2 dollarë mban mbishkrimin: “Straight Outta Chicago and Into the Papacy”, frymëzuar nga albumi legjendar i N.W.A. Ndërsa për 19.95 dollarë, mund të blini një bluzë ku Papa paraqitet si një… copë pice. Sigurisht, një përshëndetje për picën famëkeqe “deep dish” të Çikagos, edhe pse forma e saktë është vështirë të dallohet mes petkut papnor dhe djathit të shkrirë.

Edhe podcast-et nuk kanë mbetur pas. Emisioni sportiv “Chicago Sports Bums”, që nga viti 2020 ka prodhuar 230 episode për sportin e Çikagos, publikoi brenda pak orësh një edicion special për Papa-n e ri. Bluza që shoqëronte episodin lexonte: “Daaa Pope”, shoqëruar me një mitër dhe, natyrisht, fjalën “Chicago”.

Ky fenomen nuk është i panjohur, nga dasmat mbretërore deri te fushatat presidenciale, njerëzit gjithmonë kanë dashur të mbajnë një copëz historie. Por shpejtësia dhe guximi me të cilin dizajnet kanë mbërritur këtë herë është për t’u vlerësuar. Një dyqan në Los Anxhelos, i quajtur President Trump 24, mori një bluzë të vjetër me mbishkrimin “Make Alcatraz Great Again” dhe e transformoi në një version të Papa Leo XIV. Ndërsa syzet e famshme të Trump-it mbeten, flokët e stiluar u zëvendësuan nga kapele e bardhë e papës, zucchetto.

Megjithatë, jo të gjithë po i përqafojnë memet dhe produktet. Transit Tees, një studio dizajni në Çikago me dy dyqane fizike, u pyet nga mediat nëse planifikon të krijojë produkte për nder të Papës nga qyteti i tyre. Përgjigjja ishte e qartë: “Jo”.

Duket se Papa Leo XIV po hyn në histori jo vetëm si Papa i parë amerikan, por edhe si figura e parë fetare që bëhet meme globale përpara se të shfaqet në ballkonin e Shën Pjetrit. Dhe ndoshta kjo tregon më shumë për botën ku jetojmë sesa për vetë Papën./ INC

Etiketa: aktualitet
Pas

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar