Nga Aurora Sulce, Producente Ekzekutive për Biznesin në A2 CNN
Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta me afrimin e zgjedhjeve të 11 majit. Një situatë e pritshme, duke pasur prasysh efektet që shkaktojnë në ekonomi fushatat zgjedhore.
Por cfarë po ndodh aktualisht?
Për shkak të zgjedhjeve, shtohen shpenzimet publike dhe për pasojë, edhe kontratat e punës për bizneset kryesisht në ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve. Në rritje janë edhe shpenzimet që bëjnë partitrë politike për fushatë apo edhe sponsorizimet për to. Rrjedhimisht shtohet oferta e parasë në qarkullim, ku një pjesë e mirë është në euro dhe kjo rrit presionin për ulje të vlerës së monedhës europiane.
Por sa shkëmbehet aktualisht euro në tregun tonë të këmbimit?
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po i është afruar me shpejtësi kuotës së 97.8 lekëve, duke pësuar një rënie të vazhdueshme. Në harkun kohor të një viti, euro është zhvlerësuar me më shumë se 2 lek, duke u pozicionuar poshtë kufirit të 100 lekëve, i konsideruar edhe si kufiri psikologjik dhe duke imponuar një normalitet të ri. Ndërkohë q ëvetëm muajin e fundit ka rënë me 1.2 lekë, ndikim i drejtëpërdrejtë i zgjedhjeve.
Por cili është ndikimi që zgjedhjet dhe fushata zgjedhore kanë në ekonomi?
Përvecse tek kursi i këmbimit, teorikisht fushatat zgjedhore dhe zgjedhjet në përgjithësi, ndikojnë në vendimarrjen e biznesit vendas dhe të huaj për të investuar apo për ta shtyrë në kohë investimin. Të njëjtin ndikim kanë edhe konsumatorët në raport me konsumin. Por vlen të theksohet se fushata e këtyre zgjedhjeve ka qenë e qetë dhe përvec kësaj, agjentët ekonomikë kanë krijuar një lloj imuniteti nga ndikimi i faktorit politik në Shqipëri.
Ekspertët parashikojnë që rënia e euros të vijojë, me afrimin e sezonit turistik dhe shtimin e numrit të turistëve.