Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

nga Fast News
9 seconds më parë
në Të gjitha
0
Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarret që përfshinë zona të shumta të vendit gjatë muajve të verës, nga Mallakastra, Kruja e Dajti deri në Malësinë e Madhe, Kavajë e Kurbin, rikthyen në vëmendje rrezikun që u kanoset banesave, bizneseve dhe pronave. Megjithatë, kjo situatë nuk duket se ka nxitur qytetarët dhe bizneset të kërkojnë më shumë mbrojtje financiare përmes sigurimit nga zjarri.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-shtator 2026 tregojnë një rënie të interesit për këtë kategori sigurimi. Primet e shkruara bruto për sigurimin nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore arritën në rreth 1.6 miliardë lekë, nga 1.9 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në terma vjetorë, kjo përfaqëson një tkurrje prej 14.3%, duke treguar se pavarësisht rrezikut të shtuar nga zjarret dhe dëmet e shkaktuara, sigurimi i pronës nuk po fiton terren mes shqiptarëve. Në të kundërt, kompanitë e sigurimit kanë paguar më shumë për dëmet e raportuara. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, dëmshpërblimet për sigurimin nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore arritën në rreth 471 milionë lekë, nga 356 milionë lekë një vit më parë.

Kjo përkthehet në një rritje prej më shumë se 32% të pagesave për dëmet, ndërkohë që të ardhurat nga primet e këtij sigurimi kanë ndjekur një tendencë të kundërt. Rritja e dëmshpërblimeve nuk nënkupton domosdoshmërisht se numri i pronave të siguruara është shtuar, por tregon se kompanitë kanë paguar më shumë për dëmet e raportuara.

Kontrasti mes rënies së primeve dhe rritjes së dëmshpërblimeve nxjerr në pah një problem të rëndësishëm: ekspozimi ndaj rreziqeve natyrore nuk po shoqërohet me një ndërgjegjësim më të madh për mbrojtjen financiare të pronës. Pavarësisht zjarreve dhe dëmeve që ato mund të shkaktojnë, sigurimi i banesave dhe bizneseve nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore vijon të mbetet një instrument që përdoret ende në masë të kufizuar në Shqipëri.

Etiketa: aktualitet
Pas

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

nga Fast News
16:40 | 12/11/2026
0

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

nga Fast News
16:20 | 12/11/2026
0

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

nga Fast News
15:52 | 12/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Ekonomia u rrit me 3.7% në gjysmën e parë të vitit, BSH: Shtohen pasiguritë dhe presionet mbi çmimet

nga Fast News
14:52 | 12/11/2026
0

Recent News

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

16:40 | 12/11/2026
Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

16:20 | 12/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora