Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë

nga Fast News
4 minutes më parë
në Aktualitet
0
Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka përcaktuar mënyrat dhe fushat konkrete të bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore për garantimin e barazisë gjinore në tregun e punës. Vendimi i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 12 nëntor synon të forcojë koordinimin institucional, të parandalojë diskriminimin ndaj grave dhe burrave në marrëdhëniet e punës dhe të garantojë mundësi të barabarta në punësim, paga dhe zhvillim profesional.

Sipas vendimit, bashkëpunimi ndërinstitucional do të përfshijë hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave të punësimit nga këndvështrimi gjinor. Në fokus do të jetë jo vetëm parandalimi i diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, por edhe adresimi i rasteve të diskriminimit të shumëfishtë, si dhe forcimi i mekanizmave të kontrollit, raportimit dhe llogaridhënies.

Fushat ku do të përqendrohet ky bashkëpunim janë të gjera. Ato përfshijnë aksesin e barabartë në punësim, arsimin dhe formimin profesional, orientimin në karrierë, sigurimet shoqërore, barazinë në paga dhe trajtimin e njëjtë për punë me vlerë të barabartë. Po ashtu, parashikohet të trajtohet balanca mes jetës profesionale dhe asaj familjare, si dhe parandalimi i dhunës, ngacmimit dhe ngacmimit seksual në vendin e punës.

Një tjetër objektiv është rritja e përfshirjes në tregun e punës të grave dhe burrave që u përkasin grupeve në disavantazh, si dhe nxitja e sipërmarrjes, vetëpunësimit dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave. Për këtë qëllim, institucionet do të duhet të mbledhin dhe të përdorin të dhëna statistikore të ndara sipas gjinisë, në mënyrë që politikat të mbështeten në tregues konkretë. Vendimi përcakton gjithashtu përgjegjësi të veçanta për disa institucione. Ministria përgjegjëse për punësimin dhe zhvillimin e aftësive do të bashkëpunojë me institucionet në varësi dhe ministritë e linjës për hartimin dhe monitorimin e politikave sektoriale, si dhe për analizimin e ndikimit gjinor të politikave që lidhen me punën dhe punësimin.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të ketë rol në monitorimin e mundësive dhe trajtimit të barabartë në shërbimet e punësimit dhe formimit profesional. Detyrat e saj përfshijnë zbatimin e programeve aktive të tregut të punës me ndjeshmëri gjinore, orientimin profesional dhe mbledhjen e të dhënave për përfituesit e këtyre shërbimeve.

Një rol të rëndësishëm i është caktuar edhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve. Ajo do të duhet të integrojë perspektivën gjinore në standardet e profesioneve, kualifikimet profesionale dhe programet mësimore. Gjithashtu, parashikohet monitorimi i aksesit të barabartë të vajzave dhe djemve, grave dhe burrave në ofertën e arsimit dhe formimit profesional, përfshirë edhe ato profesione që tradicionalisht dominohen nga njëra gjini.

Në aspektin e kontrollit, Inspektorati Qendror i Punës do të ketë përgjegjësinë të verifikojë respektimin e barazisë gjinore në marrëdhëniet e punës, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Kontrollet do të përfshijnë identifikimin e rasteve kur njëra gjini përqendrohet në pozicione me paga më të ulëta ose në punësim informal, verifikimin e diskriminimit në paga, ngritje në detyrë dhe kushte pune, si dhe zbatimin e masave kundër dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës.

Edhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të përfshihet në këtë proces, përmes monitorimit të trajtimit të barabartë në sistemin publik të pensioneve dhe në të drejtat e tjera të sigurimeve shoqërore. Institucioni do të mbledhë të dhëna të ndara sipas gjinisë për kontribuuesit dhe përfituesit, si dhe do të identifikojë pengesat që mund të cenojnë aksesin e barabartë në përfitime. Për të garantuar ndjekjen e masave, vendimi parashikon një mekanizëm periodik raportimi. Ministria përgjegjëse për punësimin do t’u komunikojë institucioneve rekomandime në fillim të çdo viti kalendarik, sipas fushave të tyre të përgjegjësisë. Në fund të vitit, institucionet do të raportojnë për zbatimin e tyre pranë ministrisë përgjegjëse për punësimin dhe asaj përgjegjëse për barazinë gjinore.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë

Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë

nga Fast News
09:16 | 13/11/2026
0

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

nga Fast News
16:40 | 12/11/2026
0

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

Hekurudha drejt Kosovës, zgjerimi deri në kufirin me Serbinë kërkon studim të ri

nga Fast News
16:20 | 12/11/2026
0

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

Bizneset do të zbresin deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet, çfarë parashikon ligji i ri?

nga Fast News
15:52 | 12/11/2026
0

Recent News

Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë

Nga pagat te diskriminimi, si synon qeveria të forcojë barazinë gjinore në punë

09:16 | 13/11/2026
Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

Sigurimi i pronës nga zjarri, primet bien me 14.3% në 2026

16:40 | 12/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora