Një dorëshkrim 900-vjeçar i njohur si “Profecia e Papëve” besohet nga disa se parashikon jo vetëm pasuesin e ardhshëm të papës — por edhe fundin e botës. Papa Françesku ndërroi jetë të hënën në mëngjes pas një goditjeje në tru, e cila e çoi në gjendje kome dhe më pas në “kolaps të parikuperueshëm të qarkullimit kardiak”, njoftoi Vatikani.
Tani, një grup liderësh të Kishës Katolike do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin — por disa besojnë se e dinë tashmë se kush do të jetë i zgjedhuri.
“Profecia e Papëve” përbëhet nga një seri frazash të shkruara në latinisht, të interpretuara si përshkrime të papëve, duke nisur nga Celestine II në vitin 1143 dhe duke përfunduar me “Peter the Roman” në vitin 2027.
Michel de Nostredame — astrologu dhe profeti francez i shekullit të 16-të i njohur si Nostradamus — besohet gjithashtu se ka parashikuar ardhjen e “Peter the Roman”. Kjo ka shtuar entuziazmin e besimtarëve, sidomos kur u vu re se nga nëntë emrat kryesorë që përfliten si kandidatë për të pasuar Papa Françeskun, tre prej tyre quhen Peter, sipas Reuters. Megjithatë, ka pasur përpjekje të mëparshme për ta lidhur vetë Papa Françeskun me këtë profeci për shkak të origjinës së tij italiane dhe emrit të lindjes — Giovanni di Pietro di Bernardone.
Papa i ri do të zgjidhet nga një konklav prej 120 kardinalësh, të përzgjedhur nga 138 “princat e kishës” që janë nën moshën 80 vjeç dhe do të mblidhen në Vatikan për të zgjedhur pasuesin. Procesi i votimit përfshin deri në katër raunde votimi çdo ditë, derisa të zgjidhet papa i ri. Pas 30 raundesh, do të lejohet të votohet vetëm mes dy kandidatëve kryesorë; kushdo që merr dy të tretat e votave, shpallet Papa i ri.
Votimi duhet të nisë brenda 20 ditëve nga vdekja e papës dhe mund të zgjasë për aq kohë sa nevojitet, megjithëse zakonisht zgjedhja ndodh brenda një jave. Por përtej zgjedhjes së papës së ri, më e frikshme është parashikimi që del nga dokumenti profetik: dita e gjykimit — rikthimi i Krishtit, kur të gjithë njerëzit, të gjallë e të vdekur, do të mësojnë fatin e tyre të përjetshëm — është afër.
Ndërsa shumë fe kanë teoritë e tyre mbi fundin e botës, disa të krishterë besojnë se dita po afrohet — dhe fakti që “Profecia e Papëve” përfundon me “Peter the Roman” në vitin 2027, ka bërë që shumë besimtarë ta interpretojnë si një shenjë të fundit të kohëve. Autorësia e kësaj profecie i atribuohet Saint Malachy, i cili shkroi 112 fraza të shkurtra e të mistershme mbi renditjen e papëve pas një vizioni hyjnor — megjithatë, disa ekspertë sugjerojnë se ai mund ta ketë shkruar me shpresën për të siguruar vetë fronin papnor.
Sipas hyrjes së fundit për “Peter the Roman”, ky “papa i fundit” do të udhëheqë Kishën në një periudhë të trazuar, që do të kulmojë me shkatërrimin e Romës dhe fundin e papatit.
“Në përndjekjen e fundit të Kishës së Shenjtë Romake, do të mbretërojë Peter the Roman, i cili do të ushqejë tufën e tij mes shumë mundimesh, pas së cilës qyteti me shtatë kodrat do të shkatërrohet dhe Gjykatësi i tmerrshëm do të gjykojë njerëzit. Fundi,” thuhet në pasazhin e fundit. Përshkrimet e papëve janë jashtëzakonisht të sakta deri në vitin 1590 — që përkon “rastësisht” me vitin e zbulimit të dorëshkrimit, vetëm disa dekada pas parashikimeve të Nostradamus./nyp