Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

MUSE-X / Panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen në Tiranë

nga Fast News
11 months më parë
në Lifestyle
0
MUSE-X / Panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan në datat 11/12/13 prill.
I konceptuar si expo-festival, MUSE-X do të mirëpresë në Tiranë për 3 ditë rresht mbi 100 kompani dhe profesionistë të ndryshëm të industrisë së muzikës dhe arteve nga e gjithë Evropa, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga Rajoni, të cilët do të vijnë me të gjithë “arsenalin” e tyre në sheshin Italia.
Profesionistë të muzikës dhe arteve të tjera kreative do të kenë mundësinë të shfaqin talentin dhe profesionalizmin e tyre në panairin më cool që mund të keni parë ndonjëherë. Jo vetëm kaq, por përgjatë 3 ditëve emra të njohur të fushës do të mbajnë konferenca dhe TEDtalks duke shënuar kështu, një moment kyç në strukturimin dhe funksionimin e kësaj industrie.
Kështu, MUSE-X ka si qëllim ndërtimin e një ure lidhëse mes bizneseve dhe kompanive të huaja të interesuara për partneritete me kompanitë shqiptare. Duke bërë këtë, MUSE-X përmbush një tjetër qëllim, përçimin e kulturës shqiptare në entitete të huaja dhe jo vetëm. Dhe në fund, Shqipëria do të ketë për herë të parë një studim të mirëfilltë, profesional të industrisë muzikore dhe arteve kreative.
MUSE-X nuk do të fokusohet vetëm në të qenurit panair, por edhe një festival 3 ditor, ku për 3 netë, artistë të mirënjohur ndërkombëtar dhe kombëtar do të dhurojnë një spektakël të vërtetë në kryeqytet.
Nata e muzikës Elektronike do të sjellë në Tiranë fituesin e çmimeve Grammy, Dubfire, krahas Petar Dundov, Egorythmia, Fanatek, Rea Lemnusha dhe Ema Popivida. Nga ana tjetër, nata e muzikës Hip/Hop, me Flashmobs dhe breakdance ku do të performojnë artistë të famshëm si Buta, Killua, Marin, Doza MC, LaFazani, DJ Goce, dhe për të gjithë dashamirësit e muzikës Rock, Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako, Tre Musketierët (Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi), si dhe Gjergj Kaçinari do të mbyllin edicionin e parë të MUSE-X, me performanca të zjarrta (flakë për flakë).
Betejat e “vjetra” të rrepit në një ring gjigand, DJ Battles, Production Battles, Open Jam Sessions, performanca dhe show surprizë ju presin përgjatë 3 ditëve dhe 3 netëve në sheshin Italia, në datat 11-13 prill. MUSE-X nuk është vetëm expo-festival, por është ajo eksperiencë që nuk do të donit të humbnit në Tiranë.

Ky event kulturor ndërkombëtar do të mbështetet nga Credins Bank me qëllimin për të promovuar kulturën dhe artin si pjesë e strategjisë së përgjegjësisë sociale korporative. Kjo është një mundësi për të cilën Credins Bank synon që përmes suportit t’i japë zë krijimtarisë artistike si një mënyrë për të forcuar lidhjet kulturore ndërmjet komuniteteve të ndryshme tashmë edhe ndërkombëtare.

I konsideruar si një event që ndërlidhet edhe me turizmin kulturor, për shkak të përmbajtjes dhe performancave shumëdimensionale që do sjellin artistët nga shtete të ndryshme të Evropës, Credins Bank e mbështet këtë iniciativë edhe si një mundësi për të promovuar diversitetin kulturor dhe për të kontribuar në zhvillimin e turizmit përmes artit dhe shkëmbimit të vlerave sa tradicionale aq edhe bashkëkohore.

Ky event është gjithashtu një investim i vazhdueshëm në fushën e kulturës, është pjesë e politikës së Credins për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes artistëve dhe komunitetit. Prej vitesh Credins Bank, në gamën e mbështetjes së promovimit të shumë fushave në vend si: arti, kultura, sporti, turizmi, teknologjia, ekonomia etj., ka krijuar një standard të ri të përgjegjësisë korporative duke ndjekur kështu shembujt më të mirë ndërkombëtar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Çmimi i arit po bie, a është tani momenti i duhur për të investuar?

Para

Agjencia Moody’s jep vlerësimin për Shqipërinë, ja cfarë thotë

Para
Agjencia Moody’s jep vlerësimin për Shqipërinë, ja cfarë thotë

Agjencia Moody's jep vlerësimin për Shqipërinë, ja cfarë thotë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

nga Fast News
12:56 | 18/02/2026
0

Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

nga Fast News
12:45 | 18/02/2026
0

Si të arrini punën e ëndrrave tuaja

Si të arrini punën e ëndrrave tuaja

nga Fast News
10:00 | 18/02/2026
0

Paradoksi i shifrave/ Vetëm 1 në 4 turistë që hyri vjet në Shqipëri u akomodua

Paradoksi i shifrave/ Vetëm 1 në 4 turistë që hyri vjet në Shqipëri u akomodua

nga Fast News
09:24 | 18/02/2026
0

Recent News

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

“Korridori VIII” mbledh Ministrat e Jashtëm në Tiranë. Jo thjesht investim, por projekt për sigurinë europiane

12:56 | 18/02/2026
Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë jep lajmin: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

12:45 | 18/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora