• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Shpallet ëmbëlsira më e mirë në botë, ja cila është

nga Fast News
2 months më parë
në Lifestyle
0
Shpallet ëmbëlsira më e mirë në botë, ja cila është
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Krem me djathë mascarpone, biskota ladyfingers dhe kafe: kjo përzierje është sekreti pas ëmbëlsirës italiane më të dashur, më të njohur dhe më të shitur në botë.

Tiramisu u shpik për herë të parë në një restorant në Treviso, pranë Venecias, në fillim të viteve 1970, me një ide të bazuar në mëngjesin tipik fshatar italian: nënat rrihnin të verdhat e vezëve me sheqer dhe zhysnin biskotat ladyfingers në këtë përzierje për fëmijët e tyre, që t’i hanin me filxhanin e tyre të kafes me qumësht.



Receta bazë për tiramisu përfshin biskota ladyfingers të njomura në kafe dhe të mbuluara me një krem të ëmbël të bërë me vezë të freskëta dhe djathë mascarpone, si dhe një spërkatje bujare me pluhur kakaoje. Por tani ekziston një gamë e tërë variacionesh që mund t’i gjeni në menu të restoranteve anembanë botës: me çokollatë, karamel, me luleshtrydhe ose fruta të tjera, ose me përbërësit e tij tradicionalë të shërbyer veçmas: biskota ladyfingers, kafe dhe krem me mascarpone.

Në Firence, shefi i njohur Peter Brunel e ka shërbyer atë të aromatizuar me verë të ëmbël Vin Santo dhe biskota cantucci për të nderuar traditat toskane, ndërsa Lidia Bastianich, Zonja e kuzhinës italiane në SHBA, e ofron atë në një version veror të aromatizuar me limoncello.

Është një ëmbëlsirë që shumë italianë pëlqejnë ta përgatisin në shtëpi, shpesh duke e pasuruar recetën tradicionale me një përbërës sekret, si kanella, makarona ose copëza çokollate. Ose mund të zëvendësojnë kafen me kafe malt ose çaj matcha; ose djathin mascarpone me rikota ose madje me kos, për një version super të lehtë. Me pak fjalë, çdo familje italiane ka mënyrën e saj të përgatitjes së tiramisusë.

Në një sondazh të kryer nga Just Eat mbi porositë e dërguara në shtëpi, tiramisu doli të jetë më e popullarizuara në Itali, me rreth 20 mijë kilogramë produkt të shitur në vit, duke mposhtur cannoli-t siciliane dhe kroasantët me Nutella.

Në disa qytete, madje ka restorante të specializuara në këtë ëmbëlsirë të famshme dhe për disa vite, 21 marsi festohet si Dita e Tiramisusë www.tiramisuday.com, me gara ku përfshihen mjeshtër pastiçerë, të famshëm ose thjesht dashamirës të tiramisusë që i bëjnë homazh kësaj ëmbëlsire shumë të pëlqyer./ food east

Etiketa: aktualitet
Pas

Studimi: Një në 6 fëmijë do të jetë obez deri në 2050

Para

Gratë në politikë, por pa akses në financa

Para
Gratë në politikë, por pa akses në financa

Gratë në politikë, por pa akses në financa

Të Gjitha

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

Stresi në punë “përkthehet” në kosto – Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit

nga Fast News
09:30 | 08/05/2025
0

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

Rritet me 10% numri i bizneseve. Shqiptarët preferojnë tregtinë, serviset e makinave, hotelet e restorantet

nga Fast News
09:00 | 08/05/2025
0

Recent News

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

16:00 | 08/05/2025
Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

15:59 | 08/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar