• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
12 months më parë

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

ngaFast News
në Ekonomi
0
5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson se në Rajon do të jetë Serbia vendi që pritet të udhëheqë rritjen ekonomike me 4.2 për qind, ndjekur nga Kosova dhe Mali i Zi. Me Shqipërinë që qëndron pak më poshtë se mesi i tabelës, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi janë dy shtet që pritet të kenë rritjen më të ulët ekonomike.

“Një shifër pre 3.4 për qind, në kushtet aktuale të zhvillimit kombëtar, rajonal dhe më gjerë, në rrafsh ndërkombëtar mbetet një shifër relativisht e mirë për t’u vlerësuar nga ana e zhvillimit, pavarësisht se mbetet larg asaj që do të sillte zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, thotë Elvin Meka, ekspert ekonomie.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga Bashkimi Europian dhe të ardhurat nga turizmi.

Po sa vlejnë këto parashikime për Shqipërinë? “Shifra pre 3.4 për qind është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me s rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë ndërtimi dhe aktivitetet të pasurive të patundshme”, thotë Meka.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet”, vlerëson Banka Botërore duke nënvizuar se Shqipëria rrezikohet kryesisht nga ndryshimet klimaterike, zhvillimet gjeopolitike, epidemitë shëndetësore, siguria kibernetike dhe çmimet.  “Janë kërcënime që edhe ne i dimë dhe i ndejmë. Unë do të veçoja ndryshimet klimatike dhe përshkallëzimet e mundshme të konflikteve në botë”, thotë Meka.

Parashikimi i Bankës Botërore për rritjen e ekonomisë së Shqipërisë gjatë këtij viti është më pesimist se ai i Ministrisë së financave që pret një zgjerim të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.9 për qind.

Etiketa: aktualitet
Pas

10 njerëzit më të pasur në botë! (Janar 2025)

Para

Tabletat do të ruheshin në garazh, KLSH: U shkel ligji për mbledhjen e të dhënave të censit 2023

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

nga Fast News
18:00 | 31/12/2025
0

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

nga Fast News
17:30 | 31/12/2025
0

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

nga Fast News
16:56 | 31/12/2025
0

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

nga Fast News
16:42 | 31/12/2025
0

Para
Tabletat do të ruheshin në garazh, KLSH: U shkel ligji për mbledhjen e të dhënave të censit 2023

Tabletat do të ruheshin në garazh, KLSH: U shkel ligji për mbledhjen e të dhënave të censit 2023

Recent News

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

18:00 | 31/12/2025
Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

17:30 | 31/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar