Drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR Audrey Glover ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zhvilluar një takim me kryetarin Klement Zguri.
Këto ditë Glover ka bërë takime dhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë dhe krerët e opozitës ku kujtojmë se dje ajo takoi dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, e cila i dorëzoi një dosje me shkeljet kushtetuese që janë bërë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ditën e nesërme Audrey Glover do të largohet nga Shqipëria, ndërkohë që takimin e fundit ajo ka zgjedhur ta bëjë më kryetarin e KQZ, i cili kohët e fundit ka vënë në dukje disa shkelje që u bënë në procesin zgjedhor të 30 qershorit.