Për ministrin e Brendshëm të Italisë Matteo Salvini, me sa duket nuk kanë të ndalur kërcënimet pasi kjo ka ndodhur përsëri nga persona ende të paidentifikuar.
Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mm ishte adresuar ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit Italian, i cili u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences.
Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t”u analizuar nga policia.
“Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër”, ka komentuar ministri Salvini.
“Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majt, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më shumë forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi”, ka deklaruar ai.
Pak muaj më parë një tjetër zarf me fjalë kërcënuese ku deklaronin se ishin shqiptarë i është adresuar ministrit Salvini. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zbardhjen e autorëve të letrës kërcënuese.