• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Një në katër familje shqiptare merr borxh për të jetuar

nga Fast News
10 months më parë
në Ekonomi
0
Një në katër familje shqiptare merr borxh për të jetuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një në katër familje shqiptare merr borxh për të jetuar. Një pjesë te të afërmit e të tjerët në banka apo institucionet e mikrokredisë… janë 24 për qind e familjeve që kanë marrë të paktën një hua në gjysmën e parë të vitit. Shifra ka mbetur e pandryshuar në raport me 2023-shin.

“Po e nis nga vetja ime. Jam e papunë, me qira dhe me një pagesë papunësie 10 mijë lekë në muaj. Sigurisht që do marr borxh për të jetuar”, thotë një qytetare e papunë.

Në sondazhin “Gjendja financiare dhe huamarrja e familjeve në Shqipëri” që Banka Qendrore ka realizuar rezulton se 35 për qind e borxheve janë marrë për konsum. Hierarkia e nevojave që ka shtyrë shqiptarët drejt borxheve pasohet nga blerjet apo riparimet e banesave, zhvillimi i biznesit dhe studimet.

“Kjo vjen si pasojë e dy arsyeve. të ardhurat janë aq të ulëta sa shumica e tyre duhet të shkojë për ushqim dhe çmimet e këtyre të fundit janë rritur ndjeshëm. Kështu që shqiptarët detyrohen të marrin borxhe  edhe për t’u ushqyer”, thotë Xhonsila Hoxha, eksperte e ekonomisë.

Gati gjysma e huave të marra nga familjet shqiptare deri në qershor ka qenë në institucionet financiare. Pjesa tjetër i kanë marrë borxh paratë te të afërmit.

“Shumë e vështirë është jeta këtu. Nuk ke ku përplasesh e detyrohesh të marrësh borxhe. Ja shiko Kosovën. Albini po u jep nga 100 euro, ne nga 50. Që ata dje kanë dalë nga lufta”, thotë një qytetare.

Sipas gjetjeve të Bankës së Shqipërisë, familjet që marrin borxh janë të shpërndarja thuajse në mënyrë të barabartë mes zonave urbane dhe atyre rurale. Pas nuk mbetet as Tirana.

“Varfëria në vend është e përhapur thuajse në mënyrë uniformë. Ndaj edhe në kryeqytet kemi familje që marrin borxhe për të përballuar jetesën”, thotë ekspertja Hoxha.

Një në tre shqiptare jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo sipas Avokatit të Popullit për shkak të niveli të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen social./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Kina sfidon Amerikën me avionin e saj “të padukshëm”

Para

Java Ndërkombëtare e Sipërmarjes 2024. Aktivitetet që priten për biznesin

Para
Java Ndërkombëtare e Sipërmarjes 2024. Aktivitetet që priten për biznesin

Java Ndërkombëtare e Sipërmarjes 2024. Aktivitetet që priten për biznesin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar