E ardhmja digjitale e Shqipërisë duket gjithnjë e më e afërt, teksa vendi bëhet gati për të pritur teknologjinë 5G. Duke përmirësuar shpejtësinë dhe kapacitetin e teknologjisë wireless, 5G do të revolucionarizojë mënyrën se si ne aksesojmë dhe përdorim të dhënat celulare.
Me një vizion të qartë, infrastrukturë moderne dhe një përkushtim ndaj inovacionit, kompania One Albania është e mirëpozicionuar për të drejtuar Shqipërinë në këtë epokë të re digjitale.
Gjatë një interviste për televizionin Klan, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Brano Djurovic theksoi se One Albania, pjesë e investitorit më të madh hungarez në vend 4iG, është e përkushtuar ndaj investimeve afatgjata në këtë drejtim.
“Infrastruktura jonë e përmirësuar e rrjetit, e mbështetur nga ekspertiza e 4iG-së, na pozicionon të shfrytëzojmë plotësisht përfitimet e teknologjisë 5G. Për të siguruar cilësinë maksimale ne jemi të vendosur të investojmë si në rrjetin fiks, ashtu edhe në atë celular. Pra, nëse fokusohemi te 5G-ja për të gjithë klientët tanë celularë, njëkohësisht kemi bërë investime të shumta në rrjetin tonë të fiksit, duke lancuar 10 Gbps, shpejtësinë më të lartë të internetit, ofruar ndonjëherë në Shqipëri, kombinuar këtu me Wifi që mbështet lidhjen e pandërprerë në disa pajisje për transmetim, lojëra apo për të ndarë eksperienca në rrjetet sociale.”- shpjegon Djurovic.
Në vijim të përgatitjes për 5G-në, One Albania ka implementuar politikat e “Clean Network”, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në rajon që i është bashkuar kësaj nisme për të vendosur standarde të pranuara ndërkombëtarisht, për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e thirrjeve dhe transmetimeve të të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.
Përkushtimin për të ofruar përvojën më të mirë për klientët, kompania One Albania e dëshmoi edhe në periudha të ngarkuara, si ajo e sezonit të verës, kur konsumi i të dhënave dhe kërkesat për roaming u rritën. One Albania u shërbeu më shumë se 320 mijë vizitorëve çdo ditë gjatë pikut të verës, në mesin e gushtit, ndërsa trafiku i të dhënave u rrit me 32% krahasuar me verën e kaluar.
“Përveç mbështetjes që ne duam të japim në sektorin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare, shumë shpejt do të inagurojmë Kubin One, pranë monumentit historik të Piramidës. Kubi do të shërbejë si një qendër për kreativitetin, inovacionin dhe rritjen digjitale, duke u ofruar të rinjve shqiptarë mjetet dhe mundësitë për të udhëhequr në epokën digjitale.”- përfundoi Drejtori i Përgjithshëm i One Albania.
Afati për paraqitjen e ofertave për tenderin e 5G-së do të jetë data 17 tetor 2024, datë në të cilën do të bëhet edhe hapja e tyre.
Kompania One ia ka dalë të pozicionohet si lider në tregun e telekomunikacionit duke u transformuar në një ofrues shërbimi plotësisht të integruar që mund të garantojë të gjitha shërbimet tona celulare, fikse dhe TV në një paketë e vetme.