• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rama premton për 2025: Baret e restorantet pa plazhe private, përfitojnë vetëm hotelet

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rama premton për 2025: Baret e restorantet pa plazhe private, përfitojnë vetëm hotelet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sezonin e ri në podacast, Kryeministri e nisi me premtime për vitin e ardhshëm për bregdetin shqiptar. Sipas tij, në 2025 do të ketë më shumë hapësira publike dhe do të kufizohet e drejta për të pasur plazhe private. Nga kjo nisëm e qeverisë para zgjedhjeve do të preken baret dhe restorantet të cilat nuk do të përfitojnë më, si dhe do të rregullohet numri i shezloneve edhe për hotelet.

“Vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë më shezlone përveç se për ata që kanë hotele”, tha Rama. “Dhe jo vetëm përveç se ata që kanë hotele, nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, person juridik a fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu, do vë një “beach bar” dhe do vë shezlone. Jo! Mund të bësh një “beach bar” por nuk ke për të vënë shezlone. Mund të bësh një restorant por nuk ke për të vënë shezlone”.

Rama paralajmëroi edhe kufizime për hotelet. “Ti nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vesh 200 shezlone dhe të marrësh popull aty dhe t’i detyrosh të paguajnë. Jo! Ti do vësh shezlone për aq sa ke kapacitetin, natyrisht domethënë jo një për dhomë dhe do lësh distanca të tjera nga shezloni në shezlon”, tha kryeministri.

Një zgjidhje e ofroi edhe për ata që kanë bllokuar vijën bregdetare. “Ti nuk mund të çosh shezlonet deri te bregu i ujit. Do të krijojmë një fashë, atë që kemi thënë, të hapësirës publike, do ta krijojmë në vijën e ujit hapësirën publike. Do të duhet, dhe do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira dhe të vendosin çadra dhe aty ku është e arsyeshme edhe shezlone, por me një çmim tavan. Lezha është model, se është polic ai, kryetari i Bashkisë së Lezhës. E them me shaka, por shakaja është gjysma e të vërtetës… Të kenë mundësi njerëzit të vijnë me çadrat e tyre dhe të paguajnë një shumë minimale, sepse duhet për të pastruar ajo shumë. Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga gjithë ato insekte që e sulmuan rëndë këtë vit”, tha Rama.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zhvillohet bateria më e fuqishme në botë, e cila mund të bëjë smartphone-t sa një kartë krediti

Para

Rikthimi i plazheve të “rilindur”

Para
Rikthimi i plazheve të “rilindur”

Rikthimi i plazheve të “rilindur”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

nga Fast News
11:37 | 24/10/2025
0

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

nga Fast News
09:30 | 24/10/2025
0

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

nga Fast News
09:00 | 24/10/2025
0

Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave

Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave

nga Fast News
08:30 | 24/10/2025
0

Recent News

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

11:37 | 24/10/2025
Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

09:30 | 24/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar