• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shtesa natyrore e popullsisë, Tirana kryeson për lindjet, Korça me numrin më të lartë të vdekjeve

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Shtesa natyrore e popullsisë, Tirana kryeson për lindjet, Korça me numrin më të lartë të vdekjeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në tremujorin e dytë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i lindjeve në këtë periudhë është 5.269, duke shënuar një rënie me 3,4%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i vdekjeve ishte 5.014, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative. Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2024, dy qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.013 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 70 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 e ka qarku i Beratit me 3,2%, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Gjirokastrës me 18,6%

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2024, tetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa katër qarqe të tjera shënojnë rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023. Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 110 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.272 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 e zë qarku i Beratit me rënie prej 13,2%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Fierit me 14,3%.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë? Si pritet të jetë pjesa tjetër e verës

Para

“Hapini sirtarët me radhë”, mënyra e Napoleonit për të qenë më të zgjuar dhe më të suksesshëm

Para
“Hapini sirtarët me radhë”, mënyra e Napoleonit për të qenë më të zgjuar dhe më të suksesshëm

“Hapini sirtarët me radhë”, mënyra e Napoleonit për të qenë më të zgjuar dhe më të suksesshëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

nga Fast News
11:37 | 24/10/2025
0

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

nga Fast News
09:30 | 24/10/2025
0

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

Alarm për “superkullën” gjigante luksoze në Nju-Jork, çarjet dhe defektet mund ta bëjnë të pabanueshme

nga Fast News
09:00 | 24/10/2025
0

Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave

Qeveria vendos: Operatorët e transportit të udhëtarëve, tarifë 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave

nga Fast News
08:30 | 24/10/2025
0

Recent News

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

Shumica e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por ja vendi në Europë na i kalon

11:37 | 24/10/2025
Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

09:30 | 24/10/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar