• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Zyrtare! Për herë të parë në histori, euro në kuotën 100.08 lekë

nga Fast News
12 months më parë
në Finance
0
Zyrtare! Për herë të parë në histori, euro në kuotën 100.08 lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Euro ka prekur sot nivelin e 100.08 lekëve. Kuota më e ulët e shënuar që prej janarit 2001, kur monedha europiane u hodh për herë të parë në qarkullim. Banka e Shqipërisë konstaton se euro ka humbur 0.1 lekë kundrejt një dite më parë, ndërkohë që dobësimi i saj vijon që prej fillimit të javës.

Për periudhën janar-9 gusht, Euro është këmbyer mesatarisht me 101.7 lekë, nga 111 lekë që ishte mesatarja për të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një nënçmim prej 8.3%.





Ndërsa në raport me janar-9 gusht 2022, kur këmbehej mesatarisht me 120 lekë, monedha e përbashkët vlen gati 20 lekë më pak, me rënie 15%.

Kursi i kembimit euro/lek (09.08.2022-09.08.2024)

Sipas aktorëve të tregut, ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi.

Një tjetër sektor i goditur është turizmi, me hotelet që u detyruan të rrisin çmimet për të amortizuar rënien e Euros, çka nga ana tjetër çoi në tkurrje të kërkesës dhe prenotimeve.

Individët që paguhen në valutë janë të tjerë humbës dhe po ashtu familjet që marrin të ardhura nga emigrantët.

Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm. Individët që kanë kredi në euro janë gjithashtu të lehtësuar.

Edhe ata që duan të bëjnë pushime jashtë mund të blejnë më shumë valutë me të njëjtën sasi lekësh.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shtegu për në Perëndim, refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika vijojnë të përdorin Shqipërinë

Para

Dren Abazi Brand, marka europiane e veshjeve shfaqet në Vogue

Para
Dren Abazi Brand, marka europiane e veshjeve shfaqet në Vogue

Dren Abazi Brand, marka europiane e veshjeve shfaqet në Vogue

Të Gjitha

nga Fast News
10:00 | 04/08/2025
0

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

nga Fast News
09:30 | 04/08/2025
0

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

Rritet besimi tek ekonomia, ndikuan shërbimet dhe tregtia. Konsumatorët pesimistë

nga Fast News
09:00 | 04/08/2025
0

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

nga Fast News
08:30 | 04/08/2025
0

Recent News

10:00 | 04/08/2025
Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

Rritet tregu i sigurimeve, ndikojnë kryesisht kontratat për sigurimin e automjeteve

09:30 | 04/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar