• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Mund të paguash taksinë e berberin, euro po përdoret po aq sa leku

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Mund të paguash taksinë e berberin, euro po përdoret po aq sa leku
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Leku është monedha zyrtare e Shqipërisë, por shqiptarët e përdorin euron po aq sa paranë vendase. Zhvlerësimi i valutës europiane që bërë që sot, veç supermarketeve, qendrave tregtare, për të marrë me qira apo blerë një apartament, me euro të paguash kudo, përfshirë taksinë e berberin.

“Po tani kur ai e kërkon në euro edhe ne detyrohemi ta përdorim. Ky është paradoksi shqiptar. Ca pastaj marrin euro nga fëmijët e i mbajnë ashtu. Ne lekë përdorim më shumë, po edhe euro aty e aty është.”





Përveçse paguajnë me euro, edhe kursimet shqiptarët i mbajnë në valutë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se nga 12.7 miliardë euro në total depozita në maj, 7.5 miliardë apo thënë ndryshe 60 për qind e totalit ishin në monedhën europiane.

“Kjo ndodh për shkak se kemi shumë remitanca dhe të ardhura nga turizmi në euro. Normat e interesit të depozitave si në euro e në lek janë thuajse njësoj, ndaj duke e konsideruar disi më të sigurt, shqiptarët i ruajnë kurimet në euro”, tha eksperti i ekonomisë Igli Tola.

Ashtu si për të kursyer, edhe për të marrë hua në banka shqiptarët po zgjedhin përherë dhe më shumë euron. Nga 782 miliardë lekë kredi në total deri në fund të majit, gati gjysma e vlerës është në euro.

“Deri më tani normat e interesit por edhe kushte e kredi-marrjes në euro kanë qenë më të volitshme në euro. Gjithashtu kur ikin jashtë, shqiptarët e kanë shumë të lehtë të përdorin euron. Mos harrojmë që është valuta e dytë më e përdorur  në botë pas dollarit.”

Nga ana tjetër Shqipëria është ekspozuar edhe ndaj borxhit të jashtëm. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave afro 47 për qind e totalit të borxhit është në valutë. Konkretisht borxhi publik në fund të marsit ishte në vlerën 13.2 miliardë euro, nga këto 6.1 miliardë janë marrë në valutë./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Rreth 797 mijë transaksione me home banking – Shtohen qytetarët që përdorin telefonin…

Para

Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë

Para
Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë

Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar