Rritja e numrit të turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë por nga ana tjetër edhe e shqiptarëve që udhëtojnë në vendet e tjera nëpërmjet rrugëve tokësore është reflektuar edhe shtimin e kontratave të sigurimeve, Kartoni jeshil apo dhe sigurimi kufitar, dy produkte të detyrueshme, u rritën përkatësisht me 21.7% dhe 5.3% në 5 muajt e parë të vitit.
“Ka rritje ndër produkte me rritje krahasuar dhe me Covidin më pas ka qenë vetëm në rritje. Kryesisht vera ka rritje në këtë produkt si pasojë e turizmit, qoftë për ata që shkojnë për pushime jashtë por dhe turistët që vijnë në Shqipëri. Asnjë automjet i huaj nuk mund të hyjë pa sigurimin kufitare, ndërsa makinat shqiptare që kalojnë kufi përdorin kartonin jeshil. Mbulojnë dëmet që ndodhin me automjetet. TPL është me detyrim është bërë dhe një lloj rregullimi për sigurimin e jetës së udhëtarëve kryesisht për mjetet autobus,” shprehet Mimoza Hajdarmataj, eksperte sigurimesh.
Ndonëse këto dy produkte janë një detyrim për të dyja palët, nga ana tjetër sigurimi i shëndetit është lënë pas dore.
Mbi 3 milionë shqiptarë udhëtuan drejt vendeve të tjera në janar-maj, por shumë pak patën shëndetin primar.
“Jemi ndër vendet me nivelin më të ulët të penetrimeve të sigurimeve, sigurimi pronës jetës, përgjegjësive etj. Krahasojmë trendin sa shpenzojnë shqiptarët me qytetarët europian dhe themi se jemi mbrapa. Jemi të fundit sa i përket shkallës së penetrimit të sigurimeve.”
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar – maj 2024, arritën rreth 847 milionë lekë. Rritja e fortë e turizmit hyrës dhe dalës gjatë këtij viti është një ndër faktorët kryesorë që po mbështet rritjen e tregut të sigurimeve në vend.
Sipas të dhënave të AMF-së, për 5-mujorin 2023 primet e shkruara bruto u rritën me 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.