Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është distancuar nga veprimet e dy shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania” lidhur me skandalin e mikrokredive. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, shoqata bën të ditur se veprimtaria e anëtarëve të saj konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje.
“E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie, përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientë t mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre”, theksohet në njoftimin për shtyp të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.
Njoftimi i plotë:
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të lidhura me to në drejtim të praktikave jo-etike, apo më tej, të paligjshme të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve dhe bizneseve, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dëshiron tí referohet një njoftimi të saj për mediat, të publikuar në datë 19 korrik 2022 për të njëjtën cështje, dhe të risjellë në vëmendjen e publikut deklaratën sa më poshtë: “Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posacëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre.
Cdo anëtar i kesaj Shoqate vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licencimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërisë , dhe cdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posacme ligjore ose administrative. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive. Institucionet e mikrokredisë mbajnë të njëjtën licencë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte.
Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Kredidhë nia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e cdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale.
E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie, përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientë t mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj janë të vendosur të intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eleminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimit të vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standardeve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Në këtë kuadër, mirëpresim bashkëpunimin me cdo aktor të tregut që pë rfaqë son dhe mbron interesat e konsumatorë ve, për të koordinuar këto pë rpjekje në të mire të konsumatorit shqiptar.
Në të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që të bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të përcaktojë qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë saktësisht të gjithë aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend”.
Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon 10 institucione financiare kredidhënëse, më të rëndësishmet në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk, Mia Finance sha, NOA sha, UniFin SHKK.