Ka shumë mënyra për t’u cilësuar një lider i mirë. Duhen aftësi të larta, duhet të jesh strategjik dhe një ekzekutues i shkëlqyer. Por të qenit një lider i mirë e tregon puna juaj korrekte dhe marrëdhënia që ju krijoni me punonjësit tuaj.
Ju si lider duhet t’ju jepni atyre kohën dhe vëmendjen që meritojnë. Kjo duhet të jetë një vlerë thelbësore në kompaninë tuaj pasi vazhdimisht do ju sigurojë rezultate të larta dhe do e mbajë skuadrën tuaj të motivuar.
- Harxhoni pak nga koha juaj për t’i përshëndetur
Ndaloni pranë tryezës së tyre dhe përshëndetini, interesohuni për ta, shëndetin e familjarëve dhe jetën e tyre. Kjo do ju bëjë të jeni më të afërt dhe do të ndikojë në produktivitetin e tyre, fakti që ju i trajtoni ata si të ishin kolegët tuaj dhe jo si punonjës tuajt, i bën të ndien mirë dhe kjo gjë rrit vetëbesimin tek ta. Ndani me ta eksperiencat tuaja. Këto gjeste do ju tregojnë shumë njerëzorë në sytë e tyre.
- Ndani me ta mësime të vlefshme
Mundohuni të ballafaqoheni me ta në mënyrë shoqërore. Pyesni ata se çfarë po ndodh, pse po ndodh dhe se çfarë nuk funksionojë që gjërat rrodhën keq. Trajnoini ata kur shihni boshllëqe në përgatitjen ose të menduarit e tyre, kur humbasin durimin ose bëjnë justifikime, kur shohin gjëra nga ana e tyre gjatë një konflikti ose tensioni, ose kur ato ‘ nuk janë të vetëdijshëm për perceptimin ose përshtypjen që po lënë.
- Vlerësojini dhe shpërblejini ata
Kur ju si drejtues vlerësoni dhe njëkohësisht shpërbleni punonjësit tuaj, atëherë jeni në rrugë të drejtë. Një pushim pas një periudhe kohore të ngarkuar do të ishte një shenjë mirënjohje nga ana juaj kundrejt këtij personi. Por edhe kur ju vlerësoni punën dhe personin që e ka bërë këtë punë, rrisni vetëbesimin e tij dhe e motivoni për të dhënë edhe më shumë nga vetja. Kjo i bën ata të fuqishëm dhe i nxit që të gjejnë zgjidhje dhe për problemet e vështira.
- Gjeni kohë për t’i ndihmuar dhe për të bashkëpunuar
Punonjësit të gjithë kanë momente të mëdha, kanë situata kur duhet të tregojnë strategjitë e tyre dhe kanë situata kur para klientëve prezantojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju duhet të jeni pranë tyre në të tilla momente që ata të shkëlqejnë dhe në këtë mënyrë të shkëlqejë dhe kompania juaj. Ndihmoni ata të provojnë dhe guxojnë. Investoni në suksesin e tyre.
- Flisni me ta në lidhje me karrierën e tyre
Ju duhet të kujdeseni për karrierën e tyre aq sa ju intereson juve. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është thjesht të pyesni punonjësit se çfarë kërkojnë nga karriera e tyre. Sugjerohet që të gjeni kohë dhe hapësirë për të diskutuar të tilla çështje me ta.
- Gjeni kohën kur ata e kërkojnë atë
Vendosni kufijtë dhe rregullat e angazhimit. Punonjësit nuk duhet të ndalen nga gjashtë herë në ditë për të diskutuar për diçka që lehtë mund të zgjidhin vetë. Kjo do të thotë se duhet të jesh aty për t’i ndihmuar. Ofrojini për ta dhe angazhohuni vërtet dhe seriozisht.
- Shikoni dhe mundohuni të kuptoni nëse gjërat nuk po shkojnë mirë
Nëse keni një marrëdhënie të mirë me punonjësit tuaj, ju do të dini kur diçka po ndodh në punë ose jashtë saj. Mundohuni që ti kuptoni vetë gjërat dhe të dini se kur është nevoja që të ndërhyni për të ofruar zgjidhje ose për t’i mbështetur ata./Inc