Në “Lonely Planet”, një website ku ka informacione mbi udhëtimet, ishte publikuar një guidë e britanikes Laura Millar dhe partnerit të saj Dan në Tiranë.
Ajo kishte bërë një përmbledhje të katër ditëve në kryeqytet, gjithçka që kishte shpenzuar, përfshirë akomodimin dhe ushqimin. Hoteli kishte kushtuar 274 dollarë për 3 netë fjetje në një zonë ku sheshi “Skënderbej” ishte 15 minuta në këmbë. Çmimi përfshinte dhe mëngjesin, që sipas përshkrimit të Laurës kishte vezë, sallam, domate dhe kastravec.
Laura tregoi se nga aeroporti për në hotel kishin marrë një taksi, taksimetri i së cilës në fund të udhëtimit u përkthye në 28 dollarë. Po e njëjta kosto ishte dhe për 4 pije në Bllok bashkë me bakshishin për kamarierin.
Çifti e konsumoi darkën në një restorant me kuzhinë mesdhetare, ku ushqimi ju kishte lënë përshtypje shumë të mira. 28 dollarë ishte pagesa edhe në këtë rast.
Dy birra, dy margarita dhe taksia për në hotel pas darkës kushtuan në total 29 dollarë. Gjithsej dita e parë në Tiranë kushtoi 112 dollarë.
Dhe kështu Laura tregoi dhe për ditët e tjera të qëndrimit, ku vizituan atraksionet turistike kryesore, hëngrën ushqim shumë të mirë dhe frekuentuan lokale shumë interesante. Siç përshkruan ajo, udhëtimi për tre ditët e mbetura kushtoi 376 dollarë.
Gjithçka, tregon Laura, ishte brenda buxhetit të përcaktuar dhe 762 dollarë për 4 ditë në Tiranë ja vlenin. Ajo shprehet se rekomandon të gjithë eksperiencën në vendin tonë dhe se cilësia shkonte paralel me shërbimin.