• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
2 years më parë

Eksportet në krizë, fasonët më keq se të gjithë

ngaFast News
në Ekonomi
0
Eksportet në krizë, fasonët më keq se të gjithë

Eksportet kanë pësuar një tjetër goditje në nëntor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në nëntor eksportet kanë shënuar një rënie me rreth 22% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënia në nëntor thellon të tatëpjetën e shënuar gjatë gjithë këtij viti.

Në nëntor kanë shënuar rënie të gjitha grupet e eksportit, përveç ushqimeve dhe pijeve, teksa rënia më e fortë ishte për materialet e ndërtimit me -26,6% dhe prodhimet e drurit 21%

Sipas INSTAT në Nëntor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 miliardë lekë, duke u ulur me -21,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -9,9 % në krahasim me tetor 2023.

Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3% dhe nëntor u thellua me 21,8%.

(Burimi: Instituti i Statistikave)

Goditja më e madhe tek fasonët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, gjatë muajit nëntor 2023, në uljen e eksporteve prej 21,8% e kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -18.7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -25 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -32.6 pikë përqindje etj, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -49.1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8.6 pikë përqindje, teksa “Produkte kimike dhe plastike” ishin me rritje 33.3 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij 11-mujori janë ulur me -10%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -26.6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -9,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,8 pikë përqindje, etj, “produktet Kimike dhe Plastike” me -9,9 pike %, “Prodhime Druri” me -21.3 pikë %, teksa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +10 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje.

(Burimi: Instituti i Statistikave)
Etiketa: aktualitet
Pas

Zonat më të lira në Tiranë për të blerë shtëpi – Konsulenti i pronave: Fresku, Bulevardi i ri, Shkoza, Alliasi 1 m2, nën 1 mijë euro

Para

Prodhuesit dhe Kultivuesit e Bimëvë Mjekësore japin alarmin: Fonde direkte për fermerin, mbajnë 4 mijë familje

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Prodhuesit dhe Kultivuesit e Bimëvë Mjekësore japin alarmin: Fonde direkte për fermerin, mbajnë 4 mijë familje

Prodhuesit dhe Kultivuesit e Bimëvë Mjekësore japin alarmin: Fonde direkte për fermerin, mbajnë 4 mijë familje

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar