• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Humbet përfitimi ekonomik, interesat e bonove 6-mujore zbresin në 1.5%

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Humbet përfitimi ekonomik, interesat e bonove 6-mujore zbresin në 1.5%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 6 mujor kanë zbritur në 1.5%, niveli më i ulët që prej marsit të vitit të kaluar. Ky yield është sa gjysma e normës bazë të interesit, cka bën që ky të jetë një zhvillim i paprecedentë. Në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në fund të muajt maj, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 6-mujore ishte 3.18%.

Në ankandin e fundit, shuma e shpallur për financim ishte 1 miliard lekë, por të cilat 450 milionë lekë ishin të rezervuara nga Banka e Shqipërisë, ndërsa kërkesat totale në ankand arritën në 2.06 miliardë lekë.

Në përfundim të ankandit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranoi një ofertë të vetme konkurruese në vlerën e afërsisht 403 milionë lekëve, me një yield prej 1.5%.

Pjesa e mbetur, prej 597 milionë lekësh, u plotësua nga kërkesat jokonkurruese, duke përfshirë këtu shumën e rezervuar për Bankën e Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët që yield-i i këtyre instrumenteve shënon që prej marsit të vitit të kaluar. Por, në atë periudhë kushtet monetare ishin krejt të ndryshme.



Banka e Shqipërisë nuk e kishte nisur ende procesin e normalizimit monetar dhe norma bazë e interesit ishte ende në nivelin më të ulët historik prej 0.5%.

Aktualisht, norma bazë e interesit është në nivelin 3%, ndërsa norma e depozitave ditore të Bankës së Shqipërisë është 2%. Rrjedhimisht, për një bankë investimi me një yield prej 1.5% nuk ka shumë kuptim.

Nga ana tjetër, ekspertët pohojnë se një investim i tillë nuk ka shumë kuptim as për një investitor tjetër institucional apo individual. Në treg sot ka banka që ofrojnë norma interesi edhe më të larta se 1.5% për depozitat 6-mujore në shuma të mëdha.

Ekspertët e tregut financiar shprehen se një yield i tillë përfaqëson një anomali dhe është tregues i faktit se tregu financiar në Shqipëri është sipërfaqësor dhe shpesh nuk ndjek një logjikë normale.

Etiketa: aktualitet
Pas

FMN përmirëson parashikimin për Shqipërinë, rritja ekonomike këtë vit 3.6%

Para

5 këshilla për gratë në punë

Para
5 këshilla për gratë në punë

5 këshilla për gratë në punë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar