Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mospagimi në afat i kontributeve për punonjësit e administratës, nuk do aplikohen gjobat për vonesat në nxjerrjen e emërimeve

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Mospagimi në afat i kontributeve për punonjësit e administratës, nuk do aplikohen gjobat për vonesat në nxjerrjen e emërimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshon udhëzimi për procedurat tatimore. Ndaj administratës qendrore, vendore dhe institucioneve kushtetuese dhe të tjera të financuara nga buxheti i shtetit nuk do të zbatohen penalitete për mosdeklarimin në afat të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.

Ndryshimet në udhëzimin “Për procedurat tatimore” të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktojnë se rastet e mospenaliteteve do të zbatohen kur nga institucionet shtetërore ka deklarim të vonuar të formularëve të punësuarve për herë të parë për shkak të vonesave në nxjerrjen e vendimeve për emërime, dhe të larguarve nga puna, për shkak të zbatimit të vendimeve të gjykatave.

“Në udhëzimin nr. 24, datë 2.9.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas pikës 114.4 të udhëzimit, shtohet pika 114.5 me këtë përmbajtje:

114.5 Gjobat për deklaratë të pasaktë dhe pagesë të vonuar të detyrimeve për shkak të ndryshimit të listëpagesave dhe gjobat për deklarim të vonuar të formularëve të të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, si dhe të larguarve nga puna, nuk aplikohen për organet e qeverisjes qendrore apo vendore, institucionet kushtetuese dhe institucionet e tjera që financohen nga buxheti i shtetit, në rastet e: a) zbatimit të një akti ligjor apo nënligjor me efekte prapavepruese; b) zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë; c) zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë; d) vonesave në nxjerrjen apo dërgimin e vendimeve të emërimit të punonjësve nga organet që kanë këtë të drejtë. Në këto raste, gjobat ndaj organeve të përcaktuara në paragrafin e parë nuk zbatohen pasi deklarimet apo ndryshimet e listëpagesave me vonesë nuk kanë ardhur për shkak të veprimit apo mosveprimit të këtyre institucioneve”, përcaktohet në udhëzimin e botuar në fletoren zyrtare.

Udhëzimi për zbatimin e ligjit të procedurave tatimore, gjithashtu përcakton se ndaj institucioneve buxhetore nuk aplikohen gjoba për vonesat në pagimin e detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nëse i kanë bërë për shkak të vonesave në çeljen e fondeve buxhetore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kjo kategori tatimpaguesish, në momentin e dërgimit të deklaratave tatimore përkatëse, të cilat duhet të paraqiten brenda afateve ligjore të parashikuara, në të njëjtën kohë duhet të paraqesë pranë drejtorisë rajonale tatimore një kërkesë me shkrim, në të cilën të argumentohet arsyeja se mospagimi në afat është i lidhur me çeljen e fondeve buxhetore. Bashkëlidhur kësaj kërkese, duhet të paraqitet një vërtetim nga dega e thesarit që konfirmon mosçeljen e fondeve në afat./Monitor

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Miratohet projektligji/ Qeveria lejon kultivimin e kanabisit mjekësor

Para

Mësoni nga rutina e mëngjesit e shefit Ekzekutiv të Google, bazohet në 3 gjëra të thjeshta

Para
Mësoni nga rutina e mëngjesit e shefit Ekzekutiv të Google, bazohet në 3 gjëra të thjeshta

Mësoni nga rutina e mëngjesit e shefit Ekzekutiv të Google, bazohet në 3 gjëra të thjeshta

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

nga Fast News
14:30 | 16/02/2026
0

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

nga Fast News
13:56 | 16/02/2026
0

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit

nga Fast News
13:40 | 16/02/2026
0

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

nga Fast News
13:33 | 16/02/2026
0

Recent News

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

5 zonat që duhet t’i pastroni më shpesh në shtëpi

14:30 | 16/02/2026
Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

13:56 | 16/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora