• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Pronat e sekuestruara, ja sesi do të veprohet sipas vendimit të fundit të qeverisë

nga Fast News
3 years më parë
në Ekonomi
0
Pronat e sekuestruara, ja sesi do të veprohet sipas vendimit të fundit të qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar projektligjin, që përcakton sesi do të veprohet me pronat e sekuestruara, si pasojë e tejkalimit të lejes së ndërtimit apo ato që janë ndërtuar pa leje. Varianti i miratuar në qeveri parashikon 4 programe administrimi, një prej të cilëve është shitja e tyre. Sipas vendimit, programi i shitjes përfshin ofrimin për blerje me vlerën e tregut, subjekteve që kanë të drejtën e parablerjes, ku përparësinë e ka pronari i truallit e më pas personat e tretë.

Këtu bëjnë pjesë personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë marrëveshje juridiko-civile në lidhje me objektin e konfiskuar, të regjistruar në hipotekë përpara datës së konstatimit të paligjshmërisë së ndërtimit. Ndërkohë që, në rast se pronari i truallit apo personat e tretë nuk duan të ushtrojnë të drejtën e parablerjes apo nuk përgjigjen brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit, e drejta e blerjes së objektit të konfiskuar i kalon ndërtuesit të objektit.

Programi i shitjes parashikon edhe një tjetër formë, që është shitja nëpërmjet ankandit publik, që kryhet në rast se edhe ndërtuesi nuk shpreh interes për blerje. Ndërkaq, 2 programe të tjerë, që parashikon vendimi i qeverisë kanë në fokus zhvillimin e objekteve të konfiskuara, por ndryshojnë nga tipologjia e truallit ku janë ndërtuar e më konkretisht nëse janë truall shtet apo truall privat.

Sa i takon programit të katërt, ai parashikon administrimin e objekteve të përfunduara, duke specifikuar se këto objekte mund të shkojnë për qëllime të nevojës së strehimit social apo për interes publik. Projektligji i miratuar përmban edhe një seksion të veçantë, që parashikon procedurë të përshpejtuar dhe lehtësuar për përfundimin e punimeve të objekteve të konfiskuar dhe zhvillimin e tyre.



Etiketa: aktualitet
Pas

Dollari në pikiatë, pritet ndërhyrje e Rezervave Federale

Para

Pesë sekrete nga Bill Gates për të jetuar të lumtur

Para
Pesë sekrete nga Bill Gates për të jetuar të lumtur

Pesë sekrete nga Bill Gates për të jetuar të lumtur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar