• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

S’ka patriotizëm në tregti, përkeqësohen shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
S’ka patriotizëm në tregti, përkeqësohen shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova dhe Shqipëria po humbin njëra-tjetrën, të paktën në një drejtim… atë të shkëmbimeve tregtare. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator sasia e mallrave shqiptarë të shitura në Kosovë ra në 510 mijë tonë nga 860 mijë tonë në po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqetësimin e ngriti edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë seancës në Parlament të premten e 14 tetorit. “Nëse shihen importet vetëm me vendet e regjionit, po e marr vetëm muajin gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit paraprak keni me e pa që nga Shqipëria janë zvogëluar importet për 10%, por nga Serbia janë rritë me 30%”, tha ai.

Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike, materialet e ndërtimit dhe ushqimet janë edhe grupmallrat që kanë njohur tkurrjen më të madhe në eksportet drejt Kosovës.



“Çuditërisht kemi tkurrje të importeve nga Shqipëria, por kemi rritje të importeve nga Serbia. Çuditërisht kemi tkurrje të importeve nga Shqipëria dhe kemi rritje nga vendet e tjera, në veçanti nga Turqia”, thotë për A2 CNN Safet Gerxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. “Po e shihni që në letër mund të shkruash çfarë të duash, por e vërteta qëndron në faktin se mungon një koordinim i aktiviteteve mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Tkurrje ka edhe në kahun tjetër, atë të importeve. Sipas të dhënave nga INSTAT, vlera e mallrave të blerë nga Kosova në 9 muaj ra në 136 mijë tonë, 21 mijë tonë më pak se një vit më parë.

“Ajo çka më brengos është humbja e besimit për bashkëpunim ekonomik mes komunitetit të biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë. Komuniteti kosovar sot bashkëpunon më lehtë me këdo tjetër, por jo me shqiptarët e Shqipërisë dhe e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri”, thotë Gerxhaliu. “Prandaj besoj se është detyrim ndërinstitucional që ta kemi një diskutim të hapur, transparent, të argumentuar: Ku është ngërçi që po pengon zhvillimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë”?

Sipas ekspertëve të fushës, në ndryshimin e gjeografisë e tkurrjen e  shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndikim të fortë ka dhënë edhe rritja e çmimeve./A2

Pas

Harmonizimi i politikës monetare me atë fiskale për kapërcimin e krizës aktuale

Para

“Vetëm për të rritur”, TikTok sjell opsionin e ri

Para
“Vetëm për të rritur”, TikTok sjell opsionin e ri

“Vetëm për të rritur”, TikTok sjell opsionin e ri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

nga Fast News
09:30 | 08/12/2025
0

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

nga Fast News
09:00 | 08/12/2025
0

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

nga Fast News
08:26 | 08/12/2025
0

Ariana Mantzaris, shqiptarja në krye të kompanisë australiane, që po udhëheq trendet botërore të bukurisë së flokëve

Ariana Mantzaris, shqiptarja në krye të kompanisë australiane, që po udhëheq trendet botërore të bukurisë së flokëve

nga Fast News
18:30 | 07/12/2025
0

Recent News

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

09:30 | 08/12/2025
7 cilësitë e njerëzve të respektuar

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

09:00 | 08/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar