Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) i ka bërë thirrje qytetarëve me anë të një postimi në ‘Facebook’, që të kursejnë energjinë elektrike.
Në një postim në faqen e saj zyrtare, KESH thekson duhen fikur 2 llamba për 4 orë në çdo ditë në mënyrë që fatura e energjisë elektrike të vijë më pak.
Statusi i plotë
Kursejmë energjinë që ta kemi!
Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 këh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.
Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MËh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.