• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Llogaritja e çmimit të hidrokarbureve, Bordi i referohet “S & P Global Platts”, me qendër në Londër

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Llogaritja e çmimit të hidrokarbureve, Bordi i referohet “S & P Global Platts”, me qendër në Londër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Luhatjet e shumta të çmimeve të mallrave në bursat ndërkombëtare, sidomos të karburanteve, pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, dhanë efektet direkt edhe në tregun tonë të brendshëm.

Abuzimeve jo të pakta në këtë treg, si dhe kërkesës së publikut për kontroll të tij, Qeveria iu përgjigj me ngritjen e Bordit të Transparencës, ku krahas institucioneve shtetërore janë pjesë edhe përfaqësuesit e kompanive kryesore që importojnë produktet hidrokarbure.





Prej muajsh tashmë çmimi i karburanteve caktohet nga Bordi i Transparencës, i cili që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e marra lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet një njoftimi, sqaron mënyrën e Vlerësimit Doganor të Hidrokarbureve.

Sipas këtij njoftimi, Legjislacioni Doganor (Kodi Doganor, Dispozitat Zbatuese te tij) si dhe specifikisht Udhëzimi i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 3 datë 23.01.2018, përcaktojnë qartë procedurat dhe metodologjnë e vlerësimit të mallrave për qëllime doganore.

“Një nga mënyrat e vlerësimit doganor të mallrave është dhe metoda bazuar në
“Dosjen e të Dhënave të Disponueshme” ku përfshihen edhe përditësimet e hidrokarbureve. Burim për përditësimin e produkteve hidrokarbure, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përdor të dhënat ditore (ditë pune) përmbyllëse, të publikuara nga një prej agjencive ndërkombëtare më me reputacion “S & P Global Platts”, me qendër në Londër, me të cilën kjo drejtori bashkëpunon prej 15 vitesh”, thuhet në njoftimin zyrtar të DPD.

Doganat theksojnë faktin, se për artikujt si: benzinë, gazoil, mazut, solar, vajgur, jet, gaz i lëngshëm (butan, propan), biodiesel shfrytëzon të dhënat përmbyllëse ditore të S&P Global Platts.

Me këto të dhëna informohen çdo ditë strukturat doganore, sqarohet ne njoftimin e DPD.
Më herët është sqaruar dhe nga Bordi, por dhe ekspertë të Shoqatës së Hidrokarbureve, se Bordi i Transparencës nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ, sipas të cilit, ky Bord cakton vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Referuar kësaj, operatorët e shitjes janë të lirë të tregtojnë nën nivelin e çmimit të përcaktuar nga Bordi.

Pra, vendimet që merr Bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, dhe jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto Bordi nuk merr vendim.Atsh

Pas

Zelensky flet në telefon me Papa Françeskun: I tregova …

Para

5 lloje burrash që tradhtojnë: Si t’i dalloni ata?

Para
5 lloje burrash që tradhtojnë: Si t’i dalloni ata?

5 lloje burrash që tradhtojnë: Si t'i dalloni ata?

Të Gjitha

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

nga Fast News
09:00 | 19/07/2025
0

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

nga Fast News
08:30 | 19/07/2025
0

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

nga Fast News
08:00 | 19/07/2025
0

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

nga Fast News
19:58 | 18/07/2025
0

Recent News

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

09:00 | 19/07/2025
Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

08:30 | 19/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar