Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Jonada nuk do të jetë viktima e fundit, të jeni të sigurtë…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Jonada nuk do të jetë viktima e fundit, të jeni të sigurtë…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Mentor Kikia
Në plazhet e Jugut skafet dhe motorrat e ujit u kolektivizuan. Policia i grumbulloi.
Përse? Që pushuesit të jetë të qetë në ujë, apo jo? Po në cilin vend ndalohen motorrat, gomonet, skafet? Askund. Motorrat nuk ka pse të ndalohen, ata duhet të ndalohen të lundrojnë mes njerëzve. Mjetet e ujit janë pjesë e argëtimit, por ato duhet të kenë vendin e vet. Kaq e thjeshtë është.
Këto lloj zgjidhjesh radikale që gjejmë ne, janë garancia absolute se kjo nuk është zgjidhje. Sapo të kalojë zhurma, ata do të lirohen një nga një, e do të rikthehen në bazë.
Ne nuk vëmë dot rregull, sepse ne kemi ndërtuar një shtet që funskionon me fushata. Një shtet që është në vullnetin e një njeriu.
Nëse ne do të vendosim:
1 -Kordonin e sigurisë, brenda të cilit akush të mos futet me mjet lundrimi
2- Koridorin ujor ku kalojnë mjetet e lundrimit për në stacionin e tyre, ku të mos futen njerëzit(që padyshim nuk është në mes të plazhit).
3-Masa të tjera sigurie që zbatohen edhe nga pushuesit dhe nga subjektet(që bidonat e benzinës, psh, të mos jenë në mes të diellit në 40 gradë)
Nëse bëhen këto ska nevojë për operacione anti-gomone.
A mendon kush se policia nuk i ka parë skafet dhe motorrat që lundorjnë mes kokave të njerëzve? Padyshim që po. Por, ose merr bakshinin patrulla, ose pronari është i partisë dhe ata thjeshtë e pyesin çdo ditë: Hë, ke pas noj çikë punë sot?
Sepse kështu u bë edhe kur plot 6 vjet më parë një biznesmen i hapi kafkën një turisit rus me skafin e tij. Po kështu u lëshua policia të mbledhë motorrat e të vërë rregull. Por ja ku jemi sërish, tek i njëti fillim.
Kështu ndodhi në Durrës kur u vra një pushues nga Kosova….
Kjo punë nuk është çështje e një drejtori, një polici, një ministri apo një kryeministri. Ne kemi ecur gjithmonë rrumpallë. Ne bëjmë ligje dhe rregulla vetëm për ti patur në letër, pasi nuk kemi marrëdhënie të mira me ligjin dhe shtetin.
Ndaj Jonada nuk do të jetë viktima e fundit!
P.S: Në vitin 1973, në Angli, një studim tregoi se numri më i madh i viktimave nga aksidentet me biçikleta, kishte ardhur si pasojë e goditjeve në kokë. Atëherë qeveria vendosi: Çdo çiklist duhet të mbajë kokore. U tha, u bë. Nga ajo kohë, askush nuk hipën në biçikletë pa kokore.


Pas

“Duhet të paguani shpenzimet e funeralit” Deklarata e çuditshme e kryebashkiakut

Para

Arrestohet e reja në Sarandë, i vuri flakën makinës së pronarëve të hotelit ku punonte!

Para
Arrestohet e reja në Sarandë, i vuri flakën makinës së pronarëve të hotelit ku punonte!

Arrestohet e reja në Sarandë, i vuri flakën makinës së pronarëve të hotelit ku punonte!

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

nga Fast News
20:25 | 22/11/2026
0

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

nga Fast News
19:31 | 22/11/2026
0

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
12:41 | 22/11/2026
0

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
16:36 | 21/11/2026
0

Recent News

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

20:25 | 22/11/2026
“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

19:31 | 22/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora