Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Tsilivi Zakynthos. Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares ka treguar se mamaja e tij kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit vazhdoi për shumë vite.
Ai tregon se viktima bënte dy punë për të përballuar jetesën.
“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat e duhura, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Ajo punonte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu. Ajo bëri gjithçka për ne. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përparA”, tregon ai.
Kujtojmë se burri shqiptar pasi vrau gruan u largua nga vendi i krimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Më herët gruaja e kishte denoncuar bashkëshortin e saj pasi ai ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj saj. Më 18 qershor shqiptari u arrestua për dhunë në familje pasi rrahu gruan e tij, por pasi u dërgua në prokurori u la i lirë me kushtin që të mos i afrohej gruas në një distancë prej 100 metrash. P
or gruas i erdhi keq dhe e pranoi sërish në shtëpi babain e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.
Çifti jetonte vitet e fundit në Tsilivi. Ata dukej se jetonin në harmoni me dy fëmijët e tyre më të vegjël pasi më i madhi jetonte vetëm. 51-vjeçari punonte në ndërtim, në hoteleri dhe bujqësi.