Tronditëse janë detajet për vrasjen e 41-vjeçares nga dora e bashkëshortit të saj në Tsilivi Zakynthos, i cili e goditi me thikë kuzhine gruan e tij e cila humbi jetën në spital.
Goditja ishte aq e fortë sa edhe tehu i thikës ishte përkulur. Arma vdekjeprurëse është gjetur nga autoritetet policore pranë viktimës – sipas informacioneve të MEGA – ndërkohë që autori 51-vjeçar shqiptar ishte larguar nga shtëpia. Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares ka treguar se nëna e tij kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit.
“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë në përgjithësi. Ajo bënte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu. Ajo bënte gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përpara”, tha djali i çiftit.
Vrasësi menjëherë pas aktit të tij është larguar nga vendi i krimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Policia nisi menjëherë kërkimet për kapjen e autorit, i cili u gjet përfundimisht në zonën e Marathisë, në Keri. Autori, i cili do të sillet në prokurori mëngjesin e së martës, mësohet se u ka thënë policëve që e kanë arrestuar se “e kam vrarë se më ka tradhtuar”.
Në 18 qershor “kasapi i Zakynthos” ishte arrestuar për dhunë në familje pasi kishte rrahur gruan e tij. Ai u dërgua në prokurori dhe u la i lirë me kushtin për të qëndruar larg bashkëshortes jo më afër se 100 metra.
Por gruas i erdhi keq, dhe e pranoi sërish në shtëpi dhe më në fund e pagoi me jetë veprimin e saj. Mbrëmjen e së dielës kish nisur sërish tortura për 40-vjeçaren nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur. I shoqi kish nisur ta rrihte pa mëshirë, duke shfryrë mbi të tërbimin e sëmurë.
Gruaja edhe pse në gjendje të rëndë ishte larguar nga shtëpia, arriti të shkonte në Polici për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër burrit të saj. Autoritetet u vunë në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur gruaja është kthyer në shtëpi në zonën e Tsilivit, gjen aty burrin e saj, shkruan Protothema.
Sipas një fqinji të tyre, dëshmitar okular, shqiptari e ka kapur nga flokët dhe e ka tërhequr zvarrë në ballkon duke thirrur: “Do të të vras”. Ai e rrahu egërsisht dhe kur gruaja po përpiqej për t’i shpëtuar nga duart e tij, 49-vjeçari mori thikën e kuzhinës, dhe nisi ta godasë me furi në qafë dhe gjoks duke i marrë jetën. Pas vrasjes makabre ai është zhdukur ndërsa u arrestua më pas nga policia. ai zhduket dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm u arrestua.