• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E bujshme! Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve! Qëndruan 72 orë në aeroportin e Rinasit, u deportuan drejt…

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
E bujshme! Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve! Qëndruan 72 orë në aeroportin e Rinasit, u deportuan drejt…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, u është ndaluar hyrja në Shqipëri.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja dhe kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani. Ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë dhe janë mbajtur 72 orë në aeroport e më pas janë deportuar në Gjermani.





Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.

Rreth kësaj shoqate janë bashkuar ata të cilët kanë dezertuar MEK.

Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.

Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH.

Shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me rregjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të antarëve të MEK strehuar në vendin tonë.

Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë më pas nga anullumi samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.

Ky nuk është rasti i parë që nga Shqipëria dëbohen iranianë me pasaporta gjermane.

Në vitin 2018 Policia e Shtetit tha se parandaloi një sulm terrorist tek Kryegjyshata bektashiane.

Iranianët me inicialet F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç u ndaluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit.

Ata kishin pasaporta gjermane.

Momentin e ndalimit dy iranianët ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Një vit më pas, drejtori athershëm i policisë së shtetit Ardi Veliu deklaroi se “Celula terroriste i përket njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit”.

Të gjithë iranianët që mbërrinë në të pikat kufitare hyrëse të Shqipërisë i nënshtrohen kontrolleve të shumëfishta për të dedektuar e parandaluar hyrjen e agjentëve të njësisë operacionale sekrete KUDS.tch

Pas

Rrëzohet autoboti me naftë/ Kalimtarët vrapojnë të mbushin karburant, por ndodh e papritura

Para

Plakja e trurit, sëmundja që po prek moshat e reja/ Shkaqet dhe simptomat si dallohet

Para
Plakja e trurit, sëmundja që po prek moshat e reja/ Shkaqet dhe simptomat si dallohet

Plakja e trurit, sëmundja që po prek moshat e reja/ Shkaqet dhe simptomat si dallohet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar