• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pasiguri, trazira e policë të v rarë – përpjekjet e Kosovës për ta kontrolluar Veriun

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Pasiguri, trazira e policë të v rarë – përpjekjet e Kosovës për ta kontrolluar Veriun
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Hajt shkoni në Veri”, është fraza e njohur që përdoret në Kosovë për t’ua treguar dobësinë e pushteteve dhe policisë. Këtë e kishte bërë edhe vetë Kryeministri Kurti teksa fjalosej me një polic në Prishtinë në protestat e tij të famshme. Në realitet, Veriun, i pari e kishte provuar ish-Kryeministri Thaçi në vitin 2011, duke e humbur një polic në detyrë pas intervenimit atje. Barra e kësaj pjese të Kosovës tash i ka rënë mbi supe Kryeministrit Kurti, i cili mbrëmë u përballë me mosbindjen e serbëve dhe trazira buzë konfliktit.

Mbrëmë gjithçka nisi me alarmin e qytetit në Mitrovicën Veriore, i cili është kthyer në kambanë që paralajmëron trazira në atë pjesë të vendit.





Situata në veri u tensionua, vetëm pak orë para se të hynte në fuqi vendimi i Qeverisë për zbatimin e reciprocitetit me targa dhe dokumente të lëshuara nga Serbia.

Tensionet në veri, që zakonisht lidhën me dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, janë përsëritur prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në shkurt të vitit 2008, menjëherë pas shpalljes, serbët kishin djegur dy pikat kufitare. Një muaj më vonë, nga tensionet gjatë një proteste të serbëve të asaj zone, vdiq një polic i UNMIK-ut.

(Djegia e veturës e misionit të Kombeve të Bashkuara, AFP)
Djegia e veturës së UNMIK-ut, foto: AFP

Vitit 2011: Vritet Enver Zymberi

Në vitin 2021, në fund të korrikut, me urdhër të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, Njësia Speciale Operative nisi aksionin për vënien e kontrollit në dy pikat kufitare në veri.

Dy vetura të Njësisë Speciale që ishin nisur në pikat kufitare, rrugës kryesore, në rrethinë të fshatit Çabër të Zubin Potokut, hasen në barrikada prej rëre. Kur morën një rrugë dytësore, ata u penguan nga disa vetura, prej të cilave kishin dalë rreth 10 persona.

Sipas përshkrimit të një aktakuze të ngritur nga një prokuror i Eulex-it, personat e armatosur pasi kishin refuzuar ta lironin rrugën, ishin ngjitur në malin pranë rrugës. Prej aty u gjuajtën me plumba veturat e Policisë dhe u vra polici Enver Zymberi, i cili po ngiste njërin konvoj.

Një aksion si në filma – si u vra Enver Zymberi
Nga ceremonia e varrimit të policit Zymberi

Njëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së tij, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, e përkujtoi në vendin ku ra Zymberi – i cili kishte shkuar atje për ta shtrirë sovranitetin. Pak metra larg Sveçles së përkulur në nderim të policit, valonte flamuri i Serbisë.

May be an image of 3 people, people standing, tree, road and street
Ministri Sveçla në veri, 26 korrik, 2022
Foto: Xhelal Sveçla/FB

Përleshjet me KFOR dhe Eulex

Pas vitit 2011, nuk pati ndërhyrje të Policisë së Kosovës në komunat e veriut, të banuara me shumicë serbe. Autoritetet ndërkombëtare të vendosura në këtë zonë, ishin përballur me sulme.

Në vitin 2012, pati përplasje në një tentim të KFOR-it për t’i hequr barrikadat që bllokonin qarkullimin me pjesën veriore. Pati të lënduar serbë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Një vit më vonë, u krye një sulm i armatosur ndaj dy veturave të Eulex-it, të cilët ishin nisur për te pikëkalimi kufitar në Jarinjë. Aty u vra njëri prej doganierëve të Eulex-it.

Viti 2016: Ndërtimi i murit që ndante Mitrovicën në dysh

Mitrovica ishte ndarë që moti me Urën e Ibrit si kufi në mes, por në vitin 2016 kjo ndarje u bë me një mur.

Autoritetet komunale të Mitrovicës Veriore kishin ndërtuar një mur, i cili u rrëzua në fillim të vitit 2017. Rrënimi i murit u bë me një marrëveshje me qeverinë qendrore të ndërmjetësuar nga ambasada amerikane në Prishtinë dhe zyra e Bashkimit Evropian.

Autoritetet lokale serbe thonin se muri ishte pjesë e një projekti për ndërtimin e një shëtitoreje dhe se nuk synonte ndarje të qytetit.

Rrezimi i murit në Mitrovicë /Foto: AP

Viti 2017: Ndalja e trenit rus

Tensione të mëdha kishte ngritur një tentim i Beogradit për ta futur në Kosovë një tren, që kishte mbishkrim “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të ndryshme. Qeveria e Kosovës, që atë kohë drejtohej nga Isa Mustafa, dha urdhër që të mos lejohej treni serb.

Policia e Kosovës nuk e lejoi që të hyjë në Kosovë një tren udhëtarësh dhe me zyrtarë të qeverisë së Serbisë që ishte nisur nga Beogradi me destinacion veriun e Kosovës.

Presidenti serb njoftoi publikun  për dështimin e futjes së trenit rus dhe iu ankua BE-së për mosreagim.

Treni u quajt “tren rus”, pasi thuhej se ishte dhurata e Rusisë për Serbinë.

Reagimet gjatë ditës për çështjen e trenit serb  • KOHA
Treni serb /Foto e publikuar në media

Viti 2018: Arrestimi i Marko Gjuriqit në Veri

Në mars të vitit 2018, Marko Gjuriq, një nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë serbe, që drejtonte një të ashtuquajtur “Zyrë për Kosovën”, hyri pa leje në veri të Kosovës.

Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës, zyrtarët shtetërorë të njëra-tjetrës do të kërkonin leje për të hyrë.

Gjuriq e kishte shkelur këtë marrëveshje, duke hyrë ilegalisht në Kosovë dhe për këtë ishte arrestuar e sjell në stacionin kryesor policor në Prishtinë.

Kjo ishte prej ngjarjeve që kishte nxitur reagime në Prishtinë dhe Beograd. Natyrisht, të përcjella edhe me reagimet e BE-së, e cila tradicionalisht përsërit thirrjet “të ndalen tensionet”.

Në veri të Mitrovicës arrestohet Marko Gjuriq dhe dëbohet nga Kosova |  Ballkani | DW | 26.03.2018
Arrestimi i Gjuriqit, Prishtinë, 2018

Viti 2021: Dy javë tension dhe barrikada pas reciprocitetit

Në shtatorin e vitit 2021, Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat makinave të regjistruara në Serbi, njësoj siç vepronte shteti serb për qytetarët që hynin me vetura me regjistrim të Kosovës.

Kryeministri Kurti kishte thënë se vendimi për reciprocitet në targa nuk ishte veprim kundër qytetarëve serbë të Kosovës.

“Si kryeministër ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj nuk janë drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarë do destabilizimi”.

Mirëpo deklarata e Kryeministrit nuk mjaftoi të mos tënsionohej situata.

Për 13 ditë radhazi, në veri u vendosën barrikada dhe u bllokua qarkullimi. Debati mes Kosovës dhe Serbisë u zhvendos në Bruksel për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Dikur u morën vesh që të vendosin të dyja palët stikers në emblemat e shteteve respektive në targa.

13 ditë bllokadë, çfarë ndodhi në veri gjatë këtyre ditëve dhe si u arrit  marrëveshja? - Gazeta Express
Kamionet e vendosur si barrikadë, shtator, 2021

Tensionet pas aksioneve antikontrabandë ndër vite

Në vitin 2019, Policia e Kosovës kreu një aksion që përfshiu edhe veriun e Kosovës, e që rezultoi me arrestimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve që penguan aksionin.

Siç kishin njoftuar zyrtarët e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni policor, kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës. Gjatë aksionit policor, nga të shtënat me armë zjarri është plagosur një zyrtar policor dhe disa të tjerë ishin lënduar lehtë.

Aksioni në veri të Kosovës, 28 maj 2019
Aksioni në veri, maj, 2019

Në tetor të vitit 2021 luftimin e kontrabandës në disa komuna të Kosovës, përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut. Me të arritur forcat policore në atë pjesë, serbët lokalë dolën në rrugë për të kundërshtuar aksionin.

“Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë e Veriut grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës dhe shtohet se situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar pas përfundimit të aksionit.

Në maj të këtij viti, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla ka thënë se nga një aksion i Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës është zbuluar një laborator i kultivimit të marihuanës, në të cilin janë gjetur mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Këtë aksion, ndryshe prej aksioneve të tjera antikontrabandë të kryera nga Policia e Kosovës, çuditërisht, e përkrahi Lista Serbe.

Përgjatë viteve të fundit, janë kryer edhe disa aksione të tjera kundër kontrabandës, të cilat kanë hasur në rezistencë dhe orkestrim të serbëve lokalë, si dhe reagime të zyrtarëve të lartë të Serbisë dhe zyrtarvëve lokalë serbë në Kosovë.

Gazeta Express

Pas

Shifra të majme, këta janë aktorët që paguhen më shumë se 1 milion euro për episod

Para

Rrëzohet autoboti me naftë/ Kalimtarët vrapojnë të mbushin karburant, por ndodh e papritura

Para
Rrëzohet autoboti me naftë/ Kalimtarët vrapojnë të mbushin karburant, por ndodh e papritura

Rrëzohet autoboti me naftë/ Kalimtarët vrapojnë të mbushin karburant, por ndodh e papritura

Të Gjitha

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

nga Fast News
16:48 | 11/07/2025
0

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

nga Fast News
16:41 | 11/07/2025
0

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

nga Fast News
14:09 | 11/07/2025
0

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

nga Fast News
10:43 | 11/07/2025
0

Recent News

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

Paralajmërimet e Ramës, cfarë do të ndodhë me territorin dhe ujin e pijshëm?

16:48 | 11/07/2025
Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

Ministria e Financave iu lë afat 20 korrikun 8 bashkive me probleme për të paraqitur planin e shlyerjes së borxheve

16:41 | 11/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar