Luani duket se ndan shumë karakteristika me mbretin e xhunglës, përfshirë besnikërinë, forcën dhe vendosmërinë, por si çdo shenjë astrologjike dhe kjo shenjë ka disa tipare që i përkasin vetëm atij dhe vetëm ai mund t’i kuptojë.
1. Nuk keni nevojë për shumë njerëz përreth, dini si të shijoni praninë e atyre pak miqve të vërtetë. Si një Luan që jeni, nuk pëlqeni turmat e shumta, por preferoni të qëndroni larg zhurmave me ata pak njerëz që i quani miq .
2. Njerëzit thjesht kanë tendencë t’ju besojnë. Fuqia dhe vendosmëria juaj i bën njerëzit të krijojnë besim tek ju , pa u munduar shumë.
3. Thuhet e besohet se jeta seksuale e një Luani është “e egër” , kur në të vërtetë ata janë tejet të brishtë e romantikë kur bëhet fjalë për kësisoj temash.Siguria e kësaj shenje i bën të tjerët të mendojnë të tilla gjëra.
4. Një luan nuk fshihet pas fjalëve të bukra e lajkave, por është i drejtëpërdrejtë. Ndonëse kjo shenjë është kokëfortë dhe shpesh herë dhe pa takt, kjo vjen nga vërtetësia e një luani ! Kjo shenjë nuk di të fshihet pas lajkave, por është gjithmonë e sinqertë, shpesh herë më shumë nga sa duhet.
5. Nëse shenjat e tjera nuk shqetësohen shumë për mënyrën sesi duken, për Luanin ka shumë rëndësi opinion i të tjerëve. Mbajtja e një imazhi pozitiv është pikë kyçe e të qenit një udhëheqës i mirë.
6. Kur njerëzit ju thonë të qetësoheni, kjo frazë ka një efekt të kundërt. Ndodh rrallë që një luan të shpërthejë dhe kërkon shumë kohë që të mërzitet, por kur kjo ndodh, bëni mirë të hapni rrugë. Ata ndihen të zhvlerësuar dhe mundimi për t’i qetësur është i kotë, për të mos thënë që ka një efekt të kundërt.
7. Vetbesimi i lartë dhe vlerësimi që keni për veten nuk do të thotë që ju nuk jeni të ndjeshëm apo ju mungon empatia ndaj të tjerëve.
Revista Living