• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Pesë qarqe ende të përfshirë nga flakët

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Situata e zjarreve në vend/ Pesë qarqe ende të përfshirë nga flakët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë qarqe të vendit, Lezha, Vlora, Durrësi, Fieri dhe Shkodra janë përfshirë nga zjarri sot.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes civile po vijon puna për shuarjen e tyre me forca e mjete nga zjarrfikësit, efektivë të Forcave të Armatosura aty ku është kërkuar mbështetja e tyre si dhe forca të policisë, vullnetarë e punonjës të pushtetit vendor.

Ndërhyrja e shpejtë e efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse dhe atyre të pushtetit vendor ka bërë të mundur shmangien e rrezikut për banesat duke vënë nën kontroll flakët në një vatër zjarri, në një sipërfaqe me bimësi të thatë dhe pisha në shpatin e malit në kthesën e Balldrenit, në Lezhë. Aktualisht po punohet në të gjitha drejtimet për izolimin e plotë të vatrës.

Sipas informacioneve të marra është bërë izolimi i njërës prej vatrave në një sipërfaqe pyjore me pisha, në fshatin Lgjin, në njësinë administrative Orosh, në Mirditë. Por, po vijon puna për izolimin e plotë të saj.

Ka një përmirësim të ndjeshëm situata në fshatin Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe bimësi e ulët.

Zjarri ka rënë në afërsi të malit të Qesaratit në një terren të thepisur dhe me formacion shkëmbor. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë, ndërsa në mbështetje të forcave që ndodhen në terren për shuarjen e zjarrit kanë shkuar edhe një grup prej 20 personash nga bashkia.

Paraditen e sotme është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pisha në vendin e quajtur “Makaresh”, sipër fabrikës së çimentos, zona e Krastës, bashkia Krujë.

Po punohet në një terren të vështirë, që pamundëson ndërhyrjen me forca dhe mjete. Në mbështetje ka shkuar edhe një zjarrfikëse nga Tirana.

Era e fortë ka rënduar situatën në fshatin Bizë, njësia administrative Ishëm, në Durrës ku është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pylli me pisha dhe shkurre, që ka vënë në rrezik edhe banesat. Në vendngjarje po punohet nga 7 mjete zjarrfikëse me efektivët përkatëse nga MZSH Durrës, Shijak, Autoriteti Portual dhe bashkia Kamëz.

Puna po vijon për shuarjen e vatrave të tjera në fshatin Ishëm, ku u riaktivizua një vatër e fikur ditën e djeshme, në fshatin Kullë në Manzë, pranë kampit të Muxhahedinëve është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen Nr-18, në Durrës si dhe në qytetin e Krujës ku është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi.

Dy vatra zjarri janë aktivizuar në fshatin Plug në Golem të Lushnjes dhe në lagjen Matkë në qytetin e Rroskovecit. Për izolimin e të dyjave po punohet nga forcat zjarrfikëse.

Tre vatra zjarri janë raportuar në qarkun e Shkodrës gjatë ditës së sotme, një në fshatin Juban, në njësinë administrative Guri Zi, ku forcat zjarrfikëse po punojnë për të shmangur rrezikun nga banesat aty pranë. Ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve edhe në dy vatrat e tjera në fshatin Velipojë dhe fshatin Oblikë.

Pas

Ekzekutimi i trefishtë në Fushë Krujë/ Ervin Karamuço: Shqiptarët veprojnë si vra sës me pagesë edhe në Itali

Para

Ushqimet që prishen më shpejt në verë/ Kujdesi që duhet të tregoni

Para
Ushqimet që prishen më shpejt në verë/ Kujdesi që duhet të tregoni

Ushqimet që prishen më shpejt në verë/ Kujdesi që duhet të tregoni

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar